KRU “Hidroregjioni Jugor” vazhdon aksionin e shkyçjeve për konsumatorët me borxhe të pashlyera

KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se ekipet e inspektoratit po vazhdojnë aksionin e shkyçjeve nga rrjeti i ujësjellësit ndaj konsumatorëve që kanë borxhe të pashlyera, pavarësisht njoftimeve të mëparshme dhe mundësive të ofruara për pagesë.
Në njoftim theksohet se të gjithë konsumatorët që nuk kanë shlyer obligimet financiare rrezikojnë ndërprerjen e furnizimit me ujë.
Kompania u bën thirrje qytetarëve që të kryejnë pagesat sa më parë, për të shmangur masat e shkyçjes.
KRU “Hidroregjioni Jugor” ka ftuar konsumatorët që kanë nevojë për informacione shtesë ose sqarime të drejtohen në qendrat e shërbimit të kompanisë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































