LAJMI I FUNDIT:

Kroatëve u kërkohet të depozitojnë sa më shumë para në banka

Kroatëve u kërkohet të depozitojnë sa më shumë para në banka

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq u ka bërë thirrje njerëzve që të depozitojnë në banka paratë që mbajnë në shtëpi, për të lehtësuar kalimin nga monedha kuna në euro, gjë që pritet të ndodhë brenda një viti.

Plenkoviq tha se çmimet do të shfaqen në dy valuta, duke filluar nga shtatori, përpara hyrjes së monedhës së përbashkët, që pritet të ndodhë janarin e ardhshëm.

“Ne u bëjmë thirrje njerëzve, të cilët mbajnë para në shtëpi, që t’i vendosin ato tani në banka, pasi kursimet në Kuna do të konvertohen automatikisht në euro”, tha Plenkoviq.


Kroacia u bashkua me Bashkimin Evropian në korrik 2013, por ashtu si anëtarët e tjerë të rinj nga Europa Lindore edhe asaj i është dashur pak kohë për të përmbushur kushtet ekonomike për të miratuar monedhën e përbashkët evropiane.

“Qeveria dëshiron që kalimi të jetë “i thjeshtë dhe pa kosto për qytetarët”, tha Plenkoviq, derisa prezantoi një projektligj mbi adoptimin e euros.

Rreth 80 për qind e depozitave bankare janë tashmë në euro, por shumë kroatë kanë frikë se hyrja e monedhës do të çojë në një rritje të çmimeve, veçanërisht për shkak se bizneset do t’i rrumbullakosin çmimet kur ato të kthehen në euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt

Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt

Ekonomi
Minimi i shtatë i masave shkëmbore, të enjten do të ketë bllokim të rrugës Prishtinë-Pejë

Minimi i shtatë i masave shkëmbore, të enjten do të ketë bllokim të rrugës Prishtinë-Pejë

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Super loja e vitit 2025 në Petrol Company!

Super loja e vitit 2025 në Petrol Company!

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Kalo në kategori