Kroacia e ka regjistruar edhe fitoren e tretë në kuadër të Grupit D duke e mposhtur Islandën me rezultat 2-1.

Kroatët kanë vazhduar me formën e përsosur në këtë Kampionat Botëror duke regjistruar rrjedhë të qind për qindtë në fazën grupore.


Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa rezultati u zhbllokua në pjesën e dytë nga Milan Badelj (53').

gylfy Gylfi Sigurdsson shënoi nga penalltia (Foto: Getty Images)

Gylfi Sigurdsson e barazoi rezultatin në minutën e 76-të nga pika e bardhë duke i dhënë shpresa ekipit të tij.

Mirëpo, kroatët nuk lejuan befasi duke e shënuar edhe golin e tretë përmes Ivan Perisic (90').

perisic (Foto: Getty Images)

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Argjentina ka fituar me rezultat 2-1 kundër Nigerisë dhe e ka siguruar kualifikimin.

Në 1/8 e finales, Kroacia do të luajë kundër Danimarkës, ndërsa Argjentina përballet me Francën. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6muo6w

https://www.dailymotion.com/video/x6muooy

https://www.dailymotion.com/video/x6mupw8

telegrafi sport app