Kroacia konfirmon mungesën edhe të futbollistit të Juventusit

32:"EURO2016: Hrvatska - Španjolska 13:"Damir Senčar
Marko Pjaca është futbollisti i fundit që ka pësuar lëndim dhe nuk do të mund të paraqitet kundër Kosovës.
Kështu së paku ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kroacisë përmes një mesazhi në llogarinë e Twitterit.
“Marko Pjaca shkaku i një lëndimi të kyçit të këmbës nuk do të luajë kundër Kosovës dhe Finlandës. I dëshirojmë shërim të shpejtë", shkruan në njoftimin e HNS-ë.
Kujtojmë se Kosova dhe Kroacia do të takohen të enjten me fillim në ora 20:45 në stadiumin shkodran të Loro Boricit në kuadër të kualifikimeve të botërorit, Rusia 2018.

Nga
Telegrafi
04/10/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































