Kriza politike në Maqedoni, e cila ka filluar që nga viti 2014, por që ka kulmuar vitin e kaluar me atë që njihet si aferë e përgjimeve, ka lënë anash shumë çështje tjera që ende nuk kanë marrë zgjidhje, në veçanti ato që kanë të bëjnë me raportet ndëretnike, shkruan REL.
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se në marrëveshjen politike ndërmjet katër partive, kanë arritur që të përfshijnë edhe dy pika të saj, zbatimin eMarrëveshjes së Ohrit dhe vazhdimin e procesit të integrimit euroatlantik të Maqedonisë.
Por, sipas njohësve të çështjeve politike, përfshirja e këtyre dy pikave nuk ka ndryshuar realitetin. Madje me veprimet e fundit, partitë ia kanë humbur vlerën kësaj marrëveshjeje me faktin se nuk janë zbatuar pikat kryesore të saj për zgjidhjen e krizës.
Kjo dëshmohet me shtyrjen e zgjedhjeve që fillimisht ishin paraparë për më 24 prill, ndërkohë që pranë dështimit është edhe data tjetër e mbajtjes së zgjedhjeve më 5 qershor.
“Partitë shqiptare vlerësoj se nuk kanë arritur të poentojnë, edhe pse kanë pasur mundësinë që këtë krizë ta shfrytëzojnë që t’i vendosin në agjendë kërkesat e shqiptarëve”.
“Mendoj se në vijim, edhe nëse i humbin zgjedhjet, nuk është ndonjë humbje shumë e madhe, por të paktën t’i vendosin në agjendë disa pika për shkak se është momenti historik meqë faktori ndërkombëtar jo çdo herë do të merret me shqiptarët dhe maqedonasit, kështu që mendoj se është momenti që ata të veprojnë”, thotë Arsim Sinani, njohës i çështjeve politike dhe drejtues i Qendrës për Studime Ndërkombëtare dhe Hulumtime Ballkanike.
Ai më tej sqaron çështjet që ende nuk kanë marrë zgjidhje edhe 15 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit.
“Nga marrëveshja kornizë e Ohrit, e cila është nënshkruar në Shkup, vlerësoj se anekset kryesore të saj nuk janë zbatuar. Gjuha shqipe duhej të ishte zyrtare në Maqedoni, çështje tjetër e pazgjidhur mendoj se është përfaqësimi proporcional i shqiptarëve në institucione dhe çështja e buxhetit”.
“Vlerësoj se duhet një ridefinim i marrëdhënieve shqiptaro-maqedonase, si dhe të realizohet një regjistrim i popullsisë për të mësuar numrin real të shqiptarëve të Maqedonisë”, thekson Sinani.
Ai konsideron se ndoshta shqiptarët po lëshojnë edhe një rast për imponimin e zgjidhjes së këtyre çështjeve.
Albert Musliu, analist dhe drejtues i organizatës, Iniciativa Demokratike, thotë se partitë shqiptare kanë një shans, që modalitetin e funksionimit të Qeverisë së tanishme ta vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Në fakt, bëhet fjalë për rritjen e kompetencave të disa resorëve ministrorë, apo të zëvendësministrave, të cilët kanë të drejtën e vetos ndaj vendimeve të ministrave dhe anasjelltas.
Musliu thotë se shumë të drejta, partitë nuk kanë mundur t’i realizojnë pasi e drejta votimit të dyfishtë deri më tani është zbatuar vetëm në Kuvend.
“Mos të harrojmë se vetëm në Kuvend kemi instrumentin mbrojtës ndaj mbivotimit, ndërsa në Qeveri, në Gjyqësor, në Presidencë nuk kemi një mekanizëm të tillë”.
“Mendoj se kjo që ka ndodhur tani është një argument plotësues edhe për subjektet politike shqiptare ndaj partmerëve të tyre edhe maqedonas, por edhe ndërkombëtarë, që disa mekanizma të mund t’i imponojnë edhe në qeverisjet e ardhshme”, vlerëson Musliu.
Marrëveshja politike ndërmjet katër partive e arritur në qershor të vitit të kaluar, parasheh zgjidhjen e krizës së rëndë politike pas publikimit nga ana e opozitës të bisedave të përgjuara të zyrtarëve.
Por, edhe një vit e gjysmë nga nënshkrimi i saj, palët jo që kanë arritur të kapërcejnë dallime, por ato janë thelluar edhe më shumë pas vendimit të presidentit, Gjorge Ivanov për faljen e zyrtarëve që ishin në shënjestër të Prokurorisë Speciale për mashtrime në zgjedhje dhe shpërdorime tjera.
Vendimi i tij tash e tri javë ka nxitur protesta të përditshme të shoqërisë civile, ku janë shënuar edhe incidente, përfshirë edhe demolimin e një zyre të presidentit./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës