Raporti i çiftit më të popullarizuar në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania nuk është në çastet më të mira.

Një loje që nxiti dëmtimin e marrëdhënies mes Kiara Titos dhe Luiz Ejllit, po ndiqet me vëmendje të madhe nga fansat e spektaklit të popullarizuar televiziv.


Përkundër përpjekjeve të këngëtarit për t’i rregulluar gjërat me moderatoren, ajo ka vazhduar të mos e pranojë afrimin e tij dhe kjo nuk u ka pëlqyer disa prej fansave.

kiara 4

Pakënaqësia dhe revolta e tyre është reflektuar edhe në numrin e njerëzve që e ndjekin bukuroshen në Instagram.

Nga dita e djeshme (e martë), sidomos pas spektaklit, numri i ndjekësve të Kiarës ka rënë për disa mijëra. /Telegrafi/

kiara 5