Gjatë luftës së fundit në Kosovë, në mesin e viktimave civile që janë gjetur në varrezat e masive në Serbi, janë ngritur dyshime serioze për heqjen e organeve të civilëve shqiptarë, që ishin marrë peng nga forcat serbe në Kosovë, thuhet në raportin e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.
Ky raport është hartuar nga antropologu i lartë i ICMP-së, për mjekësi ligjore Dr.Mark Skinner, sipas të cilit këto dyshime janë përqendruar tek 82 persona, të cilët ishin transportuar të gjallë deri në Serbi, ku të njëjtit më pas ishin varrosur me arkivole dhe qese të etiketuara në varrezat e Rashkës, Batanjicës dhe Petrovosellës.
Ekspertiza ka vërtetuar se këta trupa nuk ishin ekzekutuar me plumba apo mbytur me mjete tjera, vdekja e tyre është krejtësisht e një natyre tjetër, ka shkruar ne raport Dr. Skinner, i cili potencon se në Batajnice kishte 8 lokacione ku janë bere këto zhvarrime.
Të gjitha lokacionet në këtë raport janë shënuar me shkurtesa si, BA 1, BA 2, Deri ne BA 8. Nga zhvarrimet e këtyre lokacioneve janë 705 kufoma te plota.
BA. 01- Është theksuar që se paku 36 përfshira janë zhvarrosur nga ky lokacion, saktësisht 13 meshkuj, 14 femra dhe 9 fëmijë. Si shtese ka qene edhe një fetus tetë muajsh. Dëshmitë e mjekësisë janë marre, dhe fotografuar. Vërejtjet specifike kane qene përgjegjësi e patologëve të mjekësisë ligjore. Marre parasysh numrin e mbetjeve mortore, është e çuditshme se ka pasur shume pak dëshmi rreth mënyrës se vdekjes se këtyre individëve, -thuhet në raport.
BA. 03-Mbetjet ishin të dëmtuara, shumica prej te cilave me dokumente shoqëruese për identifikimin e supozuar.
Në këtë varrezë thuhet se një përqindje e madhe e mbetjeve mortore janë gjetur të mbuluara me mbulesa plastike dhe ne arkivole të zeza.
Nuk janë vërejtur lidhje të duarve apo të syve. Ky lloji i vendosjes se paprekur nuk ka shfaqur asnjë shenje te çrregullimit pasues dhe prandaj kjo është klasifikuar si varreze primare, thuhet në raport.
BA. 05-Në këtë varrezë janë gjetur të paktën 287. Disa prej këtyre kufomave kane pasur kartela të vogla të plastikes me numra te cilët ishin te ngjitura në jakët e rrobave te tyre. Po ashtu interesant është qe ekipi i gërmimit ka gjetur mbetjet e një arkivoli pjesërisht të paprishur ne te cilin mungonte arkivoli,-thuhet me raport
Latif Mehmeti nga shoqata e familjarëve të personave të zhdukur dhe viktimave të luftës, “Përkorë”, në një prononcim për Indeksonline ka thënë se, bazuar në fakte ushtria serbe ka marrë njerëz të gjallë në Kosovë dhe i ka dërguar në serbi.
Sipas tij dëshmia e parë është rasti i vrasjes së vëllezërve Bytyqi, dëshmia e dyte është e prokurorit të Prokurorisë Speciale për Krime lufte të Serbisë i cili thotë se në varrezat e Rashkës janë ekzekutuar 82 shqiptarë.
“Kjo do të thotë se deri në Rashkë civilët shqiptar kanë shkuar të gjallë. Fakte të njëjta janë gjetur edhe për varrezat në Batajnicë dhe Petrovosellë, që ka elemente të mjaftueshme të cilat tregojnë se civilët shqiptar kanë qenë gjallë në momentin kur janë sjellë në ato varreza”, ka thënë ai.
Sipas Mehmetit, varreza me numër 5 në Batajnicë tregon se viktimat janë varrosur në arkivole në mënyrë të rregullt ku viktimat kanë qenë të etiketuara me tiketa të spitalit apo ndonjë institucioni të ngjashëm.
“Serbia nuk ka qenë aq humane që ti dërgoj viktimat për pushkatim e më pas të përkujdeset për varrimin e tyre në mënyrë të rregullt. Në mesin e këtyre viktimave që dyshohet se iu janë nxjerrë organet, kanë qenë 13 meshkuj, 14 femra dhe 9 fëmijë”, ka thënë Mehmeti. /Indeksonline/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite