LAJMI I FUNDIT:

Krijuesit e vaksinës kundër coronavirusit njoftojnë se vaksinat kundër kancerit mund të arrijnë brenda kësaj dekade

Krijuesit e vaksinës kundër coronavirusit njoftojnë se vaksinat kundër kancerit mund të arrijnë brenda kësaj dekade
(Foto: The Economic Times)

Një vaksinë që synon luftimin e kancerit mund të jetë e disponueshme para fundit të kësaj dekade, sipas Ugur Sahin dhe Ozlem Tureci, çifti që qëndron prapa një prej vaksinave të para kundër COVID-19.

Profesoresha Tureci përshkroi se si teknologjia mRNA, e cila përbën bazën e vaksinës së BioNTech kundër coronavirusit, mund të ripërdoret për të nxitur sistemin imunitar të sulmojë qelizat e kancerit.

I pyetur nga BBC se kur një vaksinë e kancerit e bazuar në mRNA mund të jetë gati për përdorim te pacientët, profesor Sahin tha se ajo mund të jetë e disponueshme “para vitit 2030”.


Vaksina mRNA COVID funksionon duke transferuar në trup udhëzimet gjenetike për proteinat e padëmshme të majave të virusit Covid. Udhëzimet merren nga qelizat që sekretojnë proteinën ‘spike’. Këto proteina, ose antigjene, përdoren më pas si “shënjestra të kërkuara” – duke u treguar antitrupave të sistemit imunitar dhe sistemeve të tjera mbrojtëse se çfarë të kërkojnë dhe të sulmojnë.

(Foto: Reuters)

E njëjta qasje mund të përdoret për të nxitur sistemin imunitar për të kërkuar dhe shkatërruar qelizat e kancerit – ka thënë Tureci, shefi mjekësor i BioNTech. Në vend që të mbajë një kod që identifikon viruset, vaksina përmban udhëzimet gjenetike për antigjenet e kancerit, proteina që përshkojnë sipërfaqet e qelizave tumorale.

BioNTech kishte punuar në vaksinat e kancerit mRNA para pandemisë, por kompania u kthye kah vaksinat anti-COVID përballë krizës globale. Kompania tashmë i ka disa vaksina kundër kancerit në prova klinike.

Kompania gjermane shpreson të zhvillojë trajtime për kancerin e zorrëve, melanomën dhe kancere të tjera, por ato përballen me pengesa të konsiderueshme. Qelizat e kancerit që përbëjnë tumoret mund të mbulohen me një shumëllojshmëri të gjerë të proteinave të ndryshme, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë prodhimin e vaksinave që synojnë të gjitha qelizat e kancerit dhe jo indet e shëndosha. /Telegrafi/

(Foto: BBC)

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori