LAJMI I FUNDIT:

Krijuesi i Angry Birds prezanton lojën Retry

Krijuesi i Angry Birds prezanton lojën Retry

Rovio është njëra ndër kompanitë më të famshme për lojëra, pasi që kompania qëndron prapa titujve dhe serisë së famshme të lojës Angry Birds, e cila radhitet në majat e listave të lojërave më të luajtura në botë.

Ndërsa tani, kompania e njohur finlandeze e ka prezantuar lojën e re të quajtur Retry, dhe e cila përngjan shumë në një lojë tjetër e cila i ka thyer rekordet e popullaritetit brenda një jave të vetme.

Në fakt, Retry duket se është inspiruar shumë nga loja Flappy Bird, edhe pse për dallim nga Flappy Bird, në këtë lojë ju e drejtoni një aeroplan nëpër pengesa të ndryshme, të cilat janë shumë të vështira, ngjashëm sikurse në Flappy Bird.

Fillimisht, loja Retry nga Rovio është në dispozicion në Finlandë, Kanada dhe Poloni, ndërsa ende nuk dihet se kur do të vijë në SHBA dhe vendet tjera të Evropës. / Telegrafi /