LAJMI I FUNDIT:

Krijimi i institucioneve, peng i interesave të partive politike

Krijimi i institucioneve, peng i interesave të partive politike

Partitë politike në Kosovë, sidomos tri grupet e mëdha, duhet të kenë një konsensus politik ndërmjet vete, në mënyrë që të konstituohen institucionet e reja, të dala nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, thonë analistët politikë.

Tri seanca konstituive dështuan pasi deputetët e koalicionit fitues, të përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën (PAN), nuk ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit për të propozuar kandidatin për kreun e Kuvendit. Ky koalicion ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë edhe në seancën e radhës të caktuar për të hënën.

Analisti nga Instituti Demokratik i Kosovës, Albert Krasniqi, thotë se koalicioni PAN po tregohet jo i sinqertë para publikut. Nëse ky koalicion nuk është i gatshëm të arrijë marrëveshje me partitë tjera politike, atëherë ai thotë se duhet ta ndërrojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, në mënyrë që të jetë kandidat i pranueshëm për shumicën parlamentare. Sipas tij, PAN më tepër po përkujdeset për ruajtjen e imazhit politik të Kadri Veselit, se sa për konstituimin e institucioneve.


Kryetari i deritashëm i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, konsiderohet i papranueshëm që të zgjidhet sërish kryetar i Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja.

Avni Mazreku, analist i rrethanave politike dhe profesor i së Drejtës Evropiane, konsideron se dialogu ndërmjet partive parlamentare është çelës për krijimin e institucioneve të reja. Në këtë rrafsh, ai shprehet se duhet të ketë një kompromis nacional.

“Por, veprimet e njëanshme politike të njërit apo krahut tjetër politik, nuk besoj se e zhbllokojnë procesin e konstituimit të institucioneve”, thotë Mazreku, sipas të cilit për krijimin e institucioneve, nuk duhet të përdoren interesat e ngushta të partive politike. “As thirrja e seancës në mënyrë të njëanshme nga kryesuesi i Kuvendit të Kosovës dhe as bllokimi i krahut tjetër politik për mos të biseduar për zgjidhjen e këtij problemi, nuk i hapin rrugë zgjidhjes së problemit”.

Në anën tjetër, Albert Krasniqi shprehet se zvarritja e mëtejme e krijimit të institucioneve dhe thirrja për konsultime shtesë, më nuk ka kanë kuptim. Ai thotë se koalicioni PAN duhet të marrë pjesë në seancën e thirrur për të hënën.

“Pa një konsensus, nuk do të mund të krijohen institucionet. Edhe kalimet individuale të deputetëve nuk janë shumë të shëndosha, për shkak se nuk krijojnë stabilitet të qeverisjes dhe po ashtu nuk po jepet një mesazh i mirë pasi këta individë dhe partitë politike, nuk po u qëndrojnë premtimeve elektorale”, thotë ai.

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është e domosdoshme për vazhdimin e procedurave tjera të konstituimit të Kuvendit dhe për fillimin e fazës për formimin e Qeverisë së re. Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve, kjo e drejtë i takon koalicionit PAN (PDK, AAK dhe Nisma) si fitues i zgjedhjeve. Për formimin e Qeverisë janë të nevojshme të paktën 61 vota të deputetëve. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

​Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori