Kreshnik Ahmeti zevendësministri i tretë që u emërua sot nga Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Kreshnik Ahmetin në pozitën e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Ahmeti e ka ushtruar këtë detyrë edhe gjatë mandatit të kaluar, duke vazhduar kështu angazhimin e tij në në diplomacinë dhe politikat e jashtme të vendit.
“Kryeministri Kurti e uroi z. Ahmeti për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
Gjatë ditës, kryeministri Albin Kurti ka emëruar Daulina Osmanin në pozitën e zëvendësministres së Sportit dhe Rinisë, si dhe Zef Morinën në pozitën e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Transportit.
Nga
Telegrafi
13/02/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































