Site icon Telegrafi

“Krenar që arrita të garoj në F2, por nuk mund të vazhdoj për arsye financiare”, Lirim Zendeli konfirmon largimin

Piloti shqiptar i Formulas, Lirim Zendeli ka konfirmuar se nuk mund të vazhdojë me ngasje në F2 shkaku i kushteve financiare, por vendimi i tij beson se është vetëm i përkohshëm.

Zendeli bëri krenar gjithë shqiptarët kur filloi garat e tij të shpejtësisë në Formula 2.

Megjithatë, ai ka konfirmuar tashmë se mundësitë e pakta financiare kanë bërë që Zendeli të largohet, së paku përkohësisht.

Postimi i plotë i Lirim Zendelit

Përshëndetje ndjekës / fansa / miq

Fatkeqësisht kam një lajm të trishtuar.. Nuk do të mund të vazhdoj më në F2 për arsye financiare. Pandemia e ka ulur edhe më tej buxhetin tim tashmë shumë të ulët. Fillimisht do të doja të falënderoja sponsorët e mi nga Gjermania, të cilët kanë qenë të besueshëm dhe nuk janë arsyeja e ndërprerjes së papritur. Sidomos Ajdini i cili duhej të mbulonte boshllëqet e papritura buxhetore të shkaktuara nga premtimet e pa mbajtura nga dikush tjetër. Jam krenar që munda të marr shansin për të garuar në F2 nga një “familje normale” financiarisht. Do të doja të falënderoja gjithashtu @officialmpmotorsport i cili ka qenë i durueshëm dhe mbështetës gjatë gjithë kohës. Të kuptoj se duhet të tërhiqem për një moment është shumë e vështirë, por do të përpiqem të gjej një mundësi emocionuese për t’u kthyer në rrugën e duhur sa më shpejt të jetë e mundur.

/Telegrafi/

Exit mobile version