Nëntë persona, nga 26 që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, janë hospitalizuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi nga kontakti me zarfet me vota të ardhura nga Serbia për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit, atyre u është shkaktuar alergji në fytyrë dhe duar.
Megjithatë zyrtarët shëndetësorë, ende nuk kanë bërë të ditur se për çfarë reaksioni alergjik bëhet fjalë.
Si pasojë e kësaj procesi i verifikimit të votave, të cilat ndodhen në Ministrinë e Infrastrukturës. Ndërsa zyrtari nga Divizioni i Shërbimit të Votuesve në KQZ, Besnik Buzhala, ka thënë për Telegrafin se nuk ka të bëjë një herë me helmim, është vetëm alergji.
“ Lajmi që po qarkullon është i pavërtetë, pastaj që verifikohen diçka më shumë prej analizave është çështje tjetër. Njëherë, simptomat e para javë vetëm alergji nëpër duar, nuk ka asgjë më shumë, tash çka del nga testet unë nuk mund ta di”, tha Buzhala.
Vëzhguesi i organizatës ‘Germin’, Shpëtim Shujaku, ka thënë, se 26 zyrtarët e KQZ-së, në momentin që kanë hapur zarfet, kanë filluar me pas reaksione, disa kanë pas skuqje në dorë, kruarje dhe disa shenja për rreth syve.
Ai nuk ka pasur probleme deri tash, pasi ka qenë vetëm si vëzhgues, megjithatë ka rrëfyer ngjarjen.
“Në momentin që janë hap këto zarfe kanë pas një erë shumë të rënd dhe kanë kundërmuar dhe pastaj me vazhdimin e procesin kur kanë hap , disa prej zyrtarëve të KQZ që kanë pas kontakt fizik me këto zarfe kanë filluar me pas reaksione, disa kanë pas skuqje në dorë, kruarje dhe disa shenja për rreth syve. Pastaj u marrë vendimi prej zyrtarit kryesor Besnik Buzhala që procesi me u suspendu për një kohë të pacaktuar, derisa të bëhet verifikimi pakove nga Forenzika”, tha ai për KP.
Ndërkohë, QKUK ka dhënë detaje lidhur me zyrtarët e KQZ-së, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në këtë klinikë.
“Në ora 11:58, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, janë lajmëruar 9 pacientë të gjinisë femërore, dy prej tyre shtatzëna, me kruarje të duarve të intensitetit të ultë. Dy nga to kanë patur edhe vjellje. Të gjitha kishin ndjenjë diskonforti dhe frikë. Te të gjitha rastet nuk ka patur sindromë infeksioze dhe gjendja e përgjithshme është stabile”, kanë thënë në QKUK, shkruan Telegrafi.
Kryeshefi i ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Enis Halimi ka vizituar vendin ku janë helmuar zyrtarët e KQZ-së, ku ka thënë se ende nuk e dinë se çka ka ndodhur por se kishte raportim për një kundërmim në disa pliko.
“Jemi në proces të verifikimit të votave nga jashtë, ndërkohë është raportu për një kundërmim në disa pliko. Aty ka zarfe që kanë ardh edhe nga shtetet tjera por dhe nga Serbia. KQZ po pritët të vendos së si do veprohet. Ne jemi të vendosur që nuk do të preket asgjë nga integriteti i procesit zgjedhor”, tha ai.
“Ende situata nuk është e qartë aty ka zarfe që kan ardhur nga vendet tjera dhe nga Serbia. Zarfi përbën material të ndjeshëm dhe tashmë është në pronësi te komisionit qendrorë të zgjedhjeve”.
Halimi tha se nuk e dihet çfarë substance apo helmi është përdorur dhe është herët qe të flitet jemi në proces të analizimit nga organet kompetente.
Lidhur me rastin e sotëm të kanë raportuar edhe agjencitë botërore të lajmeve.
“Më shumë se 20 zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë dërguar në spital me probleme shëndetësore pasi hapën pesë kuti votimi nga Serbia, thanë të dielën autoritetet në Kosovë”, ka shkruar agjencia e lajmeve Associated Press,
Lidhur me rastin e sotëm ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje duke thënë se kjo ka shqetësuar familjarët e stafit, por edhe opinionin publik.
Vetëvendosje kërkon nga autoritetet shtetërore që të hetojnë shkaqet e këtij helmimi, ashtu siç duhet të hetojnë pakot e ardhura nga Serbia në mënyrë të organizuar nga shteti i Serbisë.
Ndërsa helmimi i zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë numërimit të votave, pas hapjes së zarfeve të ardhura nga Serbia, nga eksperti i sigurisë Avni Islami po konsiderohet si një sulm kimik-biologjik ndaj një institucioni, por edhe vetë Kosovës.
Islami në një prononcim për Telegrafin ka thënë se “letrat helmuese, të ardhura nga Serbia dhe gjithçka e keqe që vjen nga ky shtet nuk do të duhej të ishin befasi, për neve.
Ai tha se Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) si dhe gjitha institucionet e sigurisë duhet të jenë në alarm 24 orë.
“Kjo që ka ndodhur në qendrën e numërimit të votave tregon se institucionet përgjegjëse nuk e kanë parandaluar një ‘sulm kimik-biologjik’ me anë të zarfeve”, tha Islami për Telegrafin.
Eksperti i sigurisë thotë se ky rast ia kujton luftën e terroristëve me ‘zarfet e antraksit’ drejtuar edhe shefave të shteteve për helmim ose edhe shpërthim të këtyre letrave.
Komisioni Qendror Zgjedhor, pas rastit të kundërmimit dhe shfaqjes së alergjisë të nëntë zyrtarëve të saj duke verifikuar votat e ardhura nga Serbia, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme.
Me këtë rast, kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka tha se të gjitha zarfet që dyshohen për substanca të ndryshme do të qëndrojnë në objektin e Ministrisë së Infrastrukturës, pasi do të jenë objekt i hetimit nga policia e Kosovës. Ndërsa për votat e tjera, afër 15 mijë të diasporës, nesër do të dërgohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zhduket një vajzë në Prizren, rasti nën hetim

Popovski: Maqedonia duhet të heshtë dhe të jetë e kujdesshme në pozicionimin e saj në arenën ndërkombëtare

Grabitje e armatosur në një market në Ferizaj, të dyshuarit nën kërcënimin e armës vjedhin një mijë euro – rasti po hetohet

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës