LAJMI I FUNDIT:

Kredia e Gjelbër në AFK nga programi GEFF për të gjithë familjet në Kosovë

Kredia e Gjelbër në AFK nga programi GEFF për të gjithë familjet në Kosovë

AFK si partner i BERZH në Programin GEFF ofron Kredinë e Gjelbër për të gjithë familjet e Kosovës që të ulin faturat e energjisë në shtëpitë dhe bizneset e tyre.

Çdo familje mund të konsumojë energji në mënyrë efikase duke kursyer para dhe duke reduktuar ndotjen e ajrit në të njëjtën kohë. Duke përdorur teknologji efikase për energji, siç janë dritaret dhe dyert efiçiente, sistemet e ngrohjes/ftohjes dhe produktet për izolim të banesës, familjet mund të reduktojnë ndjeshëm kostot vjetore të energjisë, ta mbajnë shtëpinë të pastër gjatë gjithë sezonit të dimrit dhe të gëzojnë edhe në ditët më të ftohta duke kontrolluar temperaturën e shtëpisë në vetvete.

Të gjithë ata të cilët aplikojnë për kredi të gjelbër në AFK kanë mundësi që të fitojnë deri në 20% grant, por fillimisht duhet të plotësohen kushtet e përcaktuara nga BERZH në kuadër të rritjes së efikasitetit të energjisë.

Programi EBRD GEFF

Programi Kreditor për Financim të Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) siguron financim përmes AFK’s për investimet e ekonomisë së gjelbër në sektorin e banesave si dhe për bizneset që ofrojnë teknologjitë e efiçiencës së energjisë dhe energjive të ripërtëritshme për familjet në Kosovë. Për të bërë listën e produkteve të pranueshme për financim në dispozicion të klientëve, në të gjithë Kosovën, BERZH ka zhvilluar Selektorin e Teknologjisë, një platformë online që liston teknologjitë e gjelbra më të mira që përmirësojnë efikasitetin e energjisë të shtëpive dhe apartamenteve.

Nëpërmjet GEFF, huamarrësit kanë të drejtë të marrin grant prej 15% ose 20% përmes Agjencionit për Financim në Kosovë – AFK.
Duke marrë parasysh që AFK operon në gjithë territorin e Kosovës me 22 degë, ju mund të zgjidhni degën më të afërt të AFK-së dhe të aplikoni për kredi të gjelbër deri në 25,000€. Qëllimi i AFK-s përmes projektit GEFF është përmirësimi i kushteve të jetesës ndër të tjera edhe vetdijësimin e klientëve për kursimin e energjisë në familjet dhe bizneset e tyre dhe mbrojtjen e ambientit.

Ajo çfarë duhet të bëni është të zgjidhni produktet në të cilat dëshironi të investoni nga Selektori i Teknologjisë në këtë link: www.ebrdgeff.com/kosovo/ts. Pastaj kontaktoni tregtarin e preferuar, merrni një pro-faturë për teknologjitë e zgjedhura nga tregtarët/distributorët dhe vizitoni degën më të afërt të AFK. Pas marrjes së kredisë, instaloni teknologjinë dhe më pas informoni AFK. Ekipi i GEFF do të verifikojë kostot e pranueshme të teknologjisë së instaluar. Pas konfirmimit të suksesshëm, AFK do të paguajë grantin financiar në llogarinë tuaj bankare.

Kalkulatori i kursimeve të energjisë dhe parave

Për të ndihmuar secilin banor të Kosovës të shikojë se sa energji dhe kosto mund të reduktojnë në familjen e tyre, duke investuar në teknologji të cilësisë së lartë, EBRD GEFF ka zhvilluar një Kalkulator online për kursimet e energjisë i cili ju ndihmon pronarëve të shtëpive të llogarisin me përafërsi kursimet e tyre dhe të shikojnë se cilat teknologji mund të rrisin më së shumti efikasitetin e energjisë në shtëpinë e tyre.

AFK është partner i BERZH që nga viti 2013. Financimi është siguruar në kuadër të Programit të BERZH-it prej 85 milion Euro për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) në Ballkanin Perëndimor. Programi është një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Europian (BE), donatorëve dypalësh dhe vendeve përfituese që bashkëpunojnë në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF) dhe zbatohet në partneritet me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë.

Ministria Federale e Financave të Austrisë do të ofrojë grante dhe bashkëpunim teknik në mbështetje të investimeve të teknologjive të gjelbërta. /Telegrafi/

Artikull i sponsoruar