Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, deklaroi se zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025 do të sjellin befasi të rëndësishme.
Gjatë diskutimit në “Debat Plus”, Krasniqi theksoi se PDK ka bërë ndryshime të rëndësishme për të reflektuar mbi zgjedhjet e vitit 2021 dhe për të ofruar një alternativë më të fortë për qytetarët.
Kështu potencoi Krasniqi, pasi u pyet nga analisti Ylli Hoxha rreth procesit të transformimit të PDK-së pas sfidave të viteve të fundit, përfshirë humbjen e zgjedhjeve të vitit 2021 dhe ndikimin e Gjykatës Speciale.
“Më vjen shumë mirë që keni arritur me e përpilu një listë me plot risi dhe emra të rinj, jo vetëm në 10-she, por në përgjithësi dhe besoj se ka qenë mision shumë i vështirë për një subjekt që ka udhëheq një kohë të gjatë i cili ka pësuar një humbje në 2021 dhe i cili është goditur nga Gjykata Speciale dhe ka transformuar lidershipin gjatë kohës, besoj se ka qenë sfidë e vështirë, megjithatë e kryer me sukses. Çka mua më intereson, janë dy çështje, njëra është 2021-ta ka qenë leksion prandaj kemi bërë ndryshimet, kalibrimet, por është edhe çështja tjetër që 2021 ka qenë mashtrim, prandaj s’kemi pas nevojë me bo kurrgjë tjetër dhe jemi këta qe jemi…”, deklaroi Hoxha.
Krasniqi pranoi se rezultati i zgjedhjeve të vitit 2021 ishte një reflektim i ndryshimeve të mëdha politike, duke përfshirë fitoren e madhe të Lëvizjes Vetëvendosje.
Megjithatë, ai vlerësoi se pritjet e qytetarëve nga Qeveria aktuale nuk janë përmbushur.
“Unë personalisht nuk besoj që ne mund t’i trajtojmë lehtësisht dhe bardh e zi zhvillimet e rëndësishme siç kanë qenë zgjedhjet e vitit 2021. Po asnjë prej nesh, s’paku unë s’kam besuar se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje aq masive, pro ajo fitore ka ndodhu. Fatkeqësia e vendit, e popullit e para së gjithash e atyre votuesve është që, asgjë prej asaj që është pritur edhe çka është propagandu, e projektu, nuk ka ndodhur pothuajse asgjë. Por nuk e shoh si aksident. Nuk mund të jetë aksident votimi i gjysmës së qytetarëve për një opsion politik. a janë mashtruar pastaj ata, besoj se do ta shohim më 9 shkurt”, ka thënë Krasniqi.
Kryetari i PDK-së u shpreh se qytetarët duhet të vlerësojnë rezultatet konkrete të punës së Qeverisë.
“Po është normale, sepse nëse në vitin 2021 shumë e kanë votuar sepse hajt ta provojmë e disa të tjerë kanë thënë ta votojmë vetëm për t’i votuar kundër partitë që ishin më herët në pushtet, sot mendoj që edhe vlerësimi i qytetarëve drejt kutive të votimit duhet të jetë tjetër, duhet të jetë vlerësimi me atë se çka ka ndodhur, çka është realizuar, a jetojnë ma mirë familjet e Kosovës se sa në 2021, a ka ma shumë perspektivë, a ka ma shumë zhvillim, a janë pagat më të mëdhaja, dhe a bojnë jetë më të lumtur qytetarët edhe cila është vlera e shtume në jetën e së cilit, prej veprimeve që ka bërë Qeveria”.
Krasniqi gjithashtu theksoi se zgjedhjet lokale dhe ato nacionale nuk mund të krahasohen plotësisht, duke përmendur se emancipimi politik i qytetarëve ka treguar se ata votojnë ndryshe në cikle të ndryshme zgjedhore.
Ai kujtoi pritshmëritë e ulëta për PDK-në në zgjedhjet lokale të vitit 2021, të cilat më pas rezultuan në surpriza pozitive për partinë e tij.
“Kështu që, po besoj se njerëzit reflektojnë dhe veprojnë e votojnë edhe duke u bazuar në këtë, jo ekskluzivisht, sepse nuk mund të presim 100% vlerësim të bazuar një empiricizëm shkencor, por në bindjet… nuk du të them sot që 2025-ta varet vetëm tek 2021-ta, por reflektimi i atij rezultati, normalisht që ka pasur efekt. Një gjë dëshiroj ta theksoj, jo me e marrë si të barasvlefshëm, apo si një vlerë të barabartë edhe si qasje mes zgjedhjeve lokale dhe nacionale, sepse emancipimi politik dhe demokratik që vërtetë është evident në popullin tonë e ka dëshmuar se njerëzit votojnë ndryshe brenda cikleve zgjedhore. Por unë e di që edhe në studiot televizive në periudhën e zgjedhjeve lokale të vitit 2021, pritje kanë qenë që partia e zotit Kurti do të jetë e para nëpër të gjitha komunat, bile neve si PDK na patën lënë në qosh edhe nuk pritej që do ta kemi numrin aq të madhe..,.. mendoj se ka qenë befasi edhe unë mendoj se edhe zgjedhjet e 9 shkurtit do të jenë befasi”, u shpreh Krasniqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit