LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi viziton Ferizajn: Është modeli i qeverisjes që do ta promovoj anekënd Kosovës

Krasniqi viziton Ferizajn: Është modeli i qeverisjes që do ta promovoj anekënd Kosovës

Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga Vlora Çitaku, ka vizituar sot Komunën e Ferizajt ku së bashku me kryetarin Agim Aliu kanë parë nga afër finalizimin e punimeve të projektit për bashkimin e këtij qyteti.

Lideri i opozitës kosovare tha me këtë rast se zhvillimi që ka marrë Ferizaj me qeverisjen e Agim Aliut është mahnitës.

“Është mahnitës hovi i zhvillimit që ka marrë Ferizaj me qeverisjen e Agim Aliut. Mes shumë tjerësh, projekti “Bashkimi i Qytetit”, që tashmë po finalizohet, i ka dhënë shije dhe pamje europiane qytetit dhe e ka shndërruar atë në një zonë të rëndësishme mes Prishtinës dhe Shkupit”, ka shkruar Krasniqi.


Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se si kryetar i ri i PDK-së do ta promovoj Ferizajn si model të qeverisjes lokale kudo në Kosovë, në zgjedhjet e tetorit, me njerëz profesionistë, të ndershëm e punëtorë, që shërbimin publik për qytetarin e kanë prioritetin e vetëm.

“Kjo qeverisje shembullore do ta marrë edhe më fort mbështetjen e qytetarëve të Ferizajt për katër vjetët e ardhshëm. Unë do ta promovoj këtë model të qeverisjes lokale kudo në Kosovë, në zgjedhjet e tetorit, me njerëz profesionistë, të ndershëm e punëtorë, që shërbimin publik për qytetarin e kanë prioritetin e vetëm”, shton ai. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Lajme
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
​Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

​Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Lajme
A pati mosrespektim të aftave nga PZAP lidhur me kërkesën për anulimin e votave me postë? Përgjigjet drejtori i Sekretariatit të KQZ-së

A pati mosrespektim të aftave nga PZAP lidhur me kërkesën për anulimin e votave me postë? Përgjigjet drejtori i Sekretariatit të KQZ-së

Lajme
Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

Lajme
Kalo në kategori