Në ditën e tretë të fushatës zgjedhore, kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj së bashku me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi kanë takuar gratë e qytetit të Prizrenit. Atyre iu premtua më shumë prioritet në vendimmarrjen lokale dhe u kërkua që ato të jenë bartëse të ndryshimit në Prizren.
Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, duke premtuar mirëqenie më të madhe për gratë në Prizren, tha se ndihet mirë dhe i sigurt për fitoren më 14 nëntor.
“Ndihem mirë dhe i sigurt për fitoren që na pret më 14 nëntor. I falënderoj edhe gratë e koalicionit që mbështesin zotëri Totajt. Kjo i jep kuptim edhe sloganit të Shaqës, sepse vërtet jemi bashkë për Prizrenin. Prej fillimit kemi thënë se Shaqa është kandidat i gjithë Prizrenit dhe do të bashkëqeverisë me ta, do të jetë gjithmonë dhe detyruar vetëm ndaj tyre… Katër vjetët e fundit është ndal ora, ka pasur regres dhe prapakthim. Nuk ka pasur zhvillim dhe çlirim të potencialit që ekziston në mesin e juaj. Ka qenë e pakuptimtë se edhe drejtorët komunalë nuk janë zgjedhur nga Prizreni”, tha Krasniqi, transmeton KP.
Pretendenti për të parin e Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se gratë në qeverisjen e tij do të kenë pozita të rëndësishme ekzekutive.
“Pozita e gruas në një shoqëri është përcaktues për zhvillimin e shoqërisë. Në të ardhmen gratë do të kenë pozita të rëndësishme në qeverisjen lokale të Prizrenit. Është një potencial i madh në Prizren dhe domosdoshmërisë duhet të kenë përfaqësim të grave për zhvillimin e ardhshëm të Prizrenit. Çka kemi pa në katër vitet e kaluara, kemi pa diskriminim të gruas”, tha ai.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila tha se gratë duhet të jenë bartëse e ndryshimit në Prizren.
“Veç një zhig e kam në jetë që s’jam e Prizrenit. Prizreni është qyteti historik i Kosovës dhe shqiptarëve. Neve kur na vjen një mysafir prej jashtë ditën e dytë e sjellim në Prizren. Fatkeqësisht në Prizren nuk kam pa përparim dhe zhvillim në Prizren, i vetmi zhvillim që kam parë është bërlloku, papastërtia dhe ndërtimet e vrazhda në Prizren… Kur gratë e Prizrenit vendosin diçka dhe kur e ndajnë mendjen edhe e realizojnë. Unë e di që gratë e Prizrenit do të jenë bartëset e fitores së 14 nëntorit. Të dielën me Shaqën nuk fiton PDK-ja, por fiton Prizreni”, tha Çitaku.
Në zgjedhjet e raundit të dytë të 14 nëntorit, Totaj do të garojë me kandidatin e LVV-së, Mytaher Haskuka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi