Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, thotë se do të jenë fitues në zgjedhjet e përgjithshme që mbahen më 9 shkurt 2025.
Ai thekson për KosovaPress se kauza e tyre zgjedhore do të jenë temat që prekin direkt qytetarët sikurse mirëqenia, ekonomia, arsimi dhe shëndetësia.
Krasniqi deklaron se s’kanë vija të kuqe për koalicione me partitë politike, mirëpo kanë preferenca dhe rezerva se me kë mund të bëjnë një qeveri të ardhshme.
“Ne do të punojmë dhe do të vazhdojmë këtë trajektore të angazhimit tonë që nga dita kur e kemi nominuar zotëri Hamza dhe deri më 9 shkurt për të marrë besimin e qytetarëve dhe për të dal partia fituese në zgjedhje.
Pas kësaj ne do të mendojmë për koalicione potenciale me parti që vërtet mund t’i ndajmë botëkuptimet tona ideologjike dhe politike por në mënyrë të veçantë edhe programin elektoral që zotëri Hamza do të prezantojë…
Në kuptimin parimor qëndrojë në atë ditë, por mos të keqkuptohet se kam gatishmëri me të gjitha partitë me bërë koalicion. Parimisht, ne kurrë s’kemi pasur vija të kuqe pasi s’kemi dashur të përjashtojmë askënd. Nuk jemi parti përjashtuese në kuptimin ofendues, sepse kur i thua, kam vijë të kuqe është ofendim për votuesit e tyre.
Ky ka qenë mentaliteti i PDK-së edhe në kohën e Thaçit, Veselit. Parimisht, s’kemi vija të kuqe, por kemi preferenca dhe kemi rezerva kur bie puna se me kënd do të bëjmë një qeveri të ardhshme”, thekson Krasniqi.
Duke iu përgjigjur kritikave të pushtetit aktual se opozita s’ka kauzë për zgjedhjet e 9 shkurtit, lideri i PDK-së thotë se fokusi kryesor i tyre do të jenë në temat që iu interesojnë dhe janë preokupim i qytetarëve.
“Fokusi ynë dhe kandidatit tonë, Bedri Hamza do të jenë temat që vërtet iu interesojnë qytetarëve të Kosovës. Do të jenë temat që iu kanë preokupuar gjatë viteve dhe do t’i preokupojnë edhe për të ardhmen e tyre.
Besoj se Kosova dhe skena politike e ka këtë përgjegjësi. Ka nevojë të dilet prej diskutimit vetëm për të kaluarën, duhet të flasim për të tashmen dhe të ardhmen. Ne do të flasim për perspektivën e munguar të qytetarëve tonë dhe gjeneratave të reja. Ne do të flasim për rritjen enorme të çmimeve dhe që ka cenuar mirëqenien e familjeve tona. Ne do të flasim për një arsim që vërtet nxjerr kuadro konkurruese, për shëndetësi, krijimin e një perspektive dhe kushteve që të rinjtë tanë të mos mendojnë të dalin jashtë vendit”, tha Krasniqi.
Ai akuzon kryeministrin Kurti dhe kabinetin e tij qeveritar se kanë dështuar gjatë qeverisjes së tyre.
“200 mijë njerëz e kanë lëshuar Kosovën gjatë mandatit të Kurtit. A ka me thënë që e kemi shëndetësinë më mirë, që e kemi të degraduar totalisht, a do të thotë ekonomia ka lulëzuar kur e kemi të stagnuar totalisht. A ka me thënë që arsimi është më kompetitiv për tregjet ndërkombëtarë, kur ne i kemi rezultatet më të tmerrshme në PISA dhe kështu me radhë. Ai nuk ka asnjë temë me të cilën mundet me fol ose mundet me u mburrë. Nga 160 çerdhe që i ka premtuar nuk e di a ka ndërtuar katër ende, nga krejt projektet infrastrukturore atij i ka mbetur një urë në Saradran katër metra urë. S’ka qenë në gjendje një urë në Badoc që dy vjet ta ndërtojë, ndërkohë s’ka asnjë projekt që mundet të mburret para qytetarëve”, përfundon Krasniqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
Objekti banesor përfshihet nga zjarri në Emshir të Prishtinës
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Operacioni i diskutueshëm i mbylljes së institucioneve paralele serbe
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime