Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas përfundimit të seancës konstituive ku sërish nuk u zgjodh kryetari i Kuvendit tha se si PDK do të votojnë një kandidat ose kandidate për kreun e Kuvendit që propozohet nga LVV-ja por që nuk ka qenë pjesë e qeverisë Kurti.

Krasniqi theksoi se ka mbi katër muaj që partia që doli e para në zgjedhje ka bllokuar formimin e institucioneve të reja.


“Ne erdhëm sot me shpresë që LVV do të rezonojë arsyeshëm dhe do të propozojë një kandidat që do të merrte vota në mënyrë që të ecim tutje”, tha ai.

Krasniqi ritheksoi se si PDK bëjnë me dije se do të votojnë vetëm një kandidat ose kandidate për kryetar të Kuvendit e që propozohet nga partia e parë, por që nuk ka qenë pjesë e Qeverisë Kurti. /Telegrafi/.