Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një deklaratë për media pasi nuk u votua raporti i Komisionit për verifikimin e mandatave të deputetëve tha se raporti ishte anti-kushtetues.

Krasniqi para gazetarëve tha se Kushtetuta e thotë qartë që nuk mund të jesh kryeministër e ministër kur je edhe deputetë, e sipas tij, PDK nuk mund të votojë një raport që është anti-ligjor dhe anti-kushtetues.


Se si do të shkojë procesi ai tha se “do të shohim pas konsultimeve të ekspertëve ligjorë se çka do të ndërmarrin”.

Krasniqi më tej ka thënë se situata do të ndryshonte nëse Kurti dhe ekzekutivi sot do të jepnin dorëheqje.

E para pak minutave u bë publike letra e dorëheqjes së Kurtit dhe kabinetit qeveritar nga postet ekzekutive. /Telegrafi/