Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, thotë se Qeveria Kurti po abstenon karshi krizës më të rëndë ekonomike që ka kapluar qytetarët e Kosovës dhe me potencial të madh për ta rënduar edhe më tutje gjendjen e vështirë socio-ekonomike që po mbizotëron në Kosovë.
Sipas kreut të opozitës, në kohën kur të gjithë kishin sytë nga rritja e çmimeve, qytetarëve të Kosovës iu prezantua edhe një sfidë e re – ajo e reduktimeve të energjisë elektrike në mes të verës.
Lideri i PDK-së ka shkruar në faqen e tij në Facebook se në tërë këtë situatë, Qeveria e Kosovës ka shfaqur vendosmëri të lartë për të refuzuar çdo rekomandim që do të ndikonte në frenimin e rritjes së çmimeve, por edhe rekomandimet për rritjen e pagave, e të paktën të pensioneve dhe të përfitimeve nga skemat sociale, për aq sa është niveli i inflacionit.
“Kur pritjet për ekonominë këtë vit sa shkojnë e përkeqësohen, Qeveria e Kosovës duket se ka hequr dorë nga çdo përpjekje serioze për ta ndihmuar vendin që ta përballojë krizën ekonomike me të cilën po ballafaqohet. Në vend të kësaj, Qeveria më tepër duket e përcaktuar për një fushatë informuese me të cilën synon t’i njoftojë qytetarët se sa i rëndë do të jetë dimri që po vjen”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka shtuar se të dhënat për muajin korrik tregojnë se çmimet e ushqimit në Kosovë kanë qenë për 22.1% më të larta në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, përderisa të ardhurat e qytetarëve, kanë mbetur të njëjta me periudhën e para krizës e që në terma real, e sipas Krasniqit, nënkupton një rënie të konsiderueshme të fuqisë blerëse.
“Në tërë këtë situatë, Qeveria e Kosovës ka shfaqur vendosmëri të lartë për të refuzuar çdo rekomandim që do të ndikonte në frenimin e rritjes së çmimeve, por edhe rekomandimet për rritjen e pagave, e të paktën të pensioneve dhe të përfitimeve nga skemat sociale, për aq sa është niveli i inflacionit. Në këtë mënyrë, Qeveria ka zgjedhur abstenimin karshi krizës më të rëndë që ka kapluar vendin, me potencial të madh për ta rënduar edhe më tutje gjendjen e vështirë socio-ekonomike që po mbizotëron në Kosovë”, tha kreu i PDK-së Memli Krasniqi.
Postimi i plotë:
Kur pritjet për ekonominë këtë vit sa shkojnë e përkeqësohen, Qeveria e Kosovës duket se ka hequr dorë nga çdo përpjekje serioze për ta ndihmuar vendin që ta përballojë krizën ekonomike me të cilën po ballafaqohet.
Në vend të kësaj, Qeveria më tepër duket e përcaktuar për një fushatë informuese me të cilën synon t’i njoftojë qytetarët se sa i rëndë do të jetë dimri që po vjen.
Të dhënat për muajin korrik tregojnë se çmimet e ushqimit në Kosovë kanë qenë për 22.1% më të larta në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, përderisa të ardhurat e qytetarëve, kanë mbetur të njëjta me periudhën e para krizës e që në terma real, nënkupton një rënie të konsiderueshme të fuqisë blerëse.
Në tërë këtë situatë, Qeveria e Kosovës ka shfaqur vendosmëri të lartë për të refuzuar çdo rekomandim që do të ndikonte në frenimin e rritjes së çmimeve, por edhe rekomandimet për rritjen e pagave, e të paktën të pensioneve dhe të përfitimeve nga skemat sociale, për aq sa është niveli i inflacionit.
Në këtë mënyrë, Qeveria ka zgjedhur abstenimin karshi krizës më të rëndë që ka kapluar vendin, me potencial të madh për ta rënduar edhe më tutje gjendjen e vështirë socio-ekonomike që po mbizotëron në Kosovë.
Në kohën kur të gjithë kishin sytë nga rritja e çmimeve, qytetarëve të Kosovës iu prezantua edhe një sfidë e re – ajo e reduktimeve të energjisë elektrike në mes të verës.
Dështimi për ta furnizuar vendin me energji elektrike, madje edhe gjatë kësaj periudhe, paraqet paralajmërimin më të përafërt lidhur me atë se çka mund të presim për muajt që pasojnë, sidomos në stinën e dimrit.
Dështimi i Qeverisë gjatë vitit të kaluar për të siguruar furnizim të mjaftueshëm me energji elektrike, me kushte më të favorshme, duket se nuk ka sjellë ndonjë mësim për institucionet as për këtë vit. Madje, as për t’i bërë përgatitjet e nevojshme për funksionim të plotë të kapaciteteve vendore të prodhimit të energjisë elektrike.
Të gjitha këto zhvillime ndikojnë negativisht mbi konsumin, prodhimin dhe investimet në ekonominë e vendit, të cilat më tutje shtrijnë ndikim negativ në shkallën e punësimit dhe në të ardhurat e qytetarëve.
Sikur të mos mjaftonin këto goditje për ekonominë, pikërisht gjatë këtij viti, Qeveria e Kosovës, ka bllokuar pothuajse në tërësi investimet publike kapitale. Shkalla e realizimit të investimeve publike kapitale deri në muajin qershor paraqet vetëm 11% të shpenzimeve të planifikuara për vitin 2022 për këtë kategori.
Me këtë, ekonomisë së vendit po i mohohet një burim shumë i rëndësishëm i gjenerimit të aktivitetit ekonomik, përderisa vlera reale e depozitave të grumbulluara nga Qeveria çdo ditë e më tepër po bie si rezultat i inflacionit dhe rritjes së vazhdueshme të çmimeve.
Si pasojë e këtyre kushteve, parashikimet e fundit lidhur me rritjen ekonomike në Kosovë për vitin 2022 sugjerojnë një normë të rritjes prej vetëm rreth 2.5%.
Por, me këtë mendësi qeverisëse, me këtë paaftësi e neglizhencë të frikshme, vazhdimi i kushteve aktuale ka gjasa të mëdha që ta shpie ekonominë e vendit tonë në një cikël të rënies apo recesionit, i cili duke qenë i shoqëruar me këtë normë të lartë të inflacionit, paraqet një skenar ogurzi për ekonominë e vendit dhe për mirëqenien e qytetarëve.
Në gjithë këtë situatë të rënduar, Qeveria përveç se është e humbur, po abstenon nga përgjegjësia që ka, ndërsa familjet kosovare kanë mbetur të vetmuara, pa asnjë mbështetje nga shteti i tyre, duke pritur ballafaqimin e vështirë me dimrin e rëndë që po vjen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A mund te jetë një biznes edhe fitim-prurës edhe i dobishëm për shoqërinë? – Flasin nga Kompania KIVO

Sot, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Rrethi i vrasjeve një trup në liqen” nga autorja Iva Procházková

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

A mund te jetë një biznes edhe fitim-prurës edhe i dobishëm për shoqërinë? - Flasin nga Kompania KIVO

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri