Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti këtë të martë, tha se nuk ka marrë siguri lidhur me situatën në veri të vendit.
Në një deklarim para mediave, Krasniqi deklaroi Qeveria nuk e ka ende të qartë se çfarë veprime duhet ndërmarrë për ta mbajtur situatën nën kontroll në pjesën veriore të vendit.
“Dje ia kam dërguar një letër kryeministrit ku ja kam shprehur shqetësimin në lidhje me situatë në veri sepse aty kemi hyrë në një fazë që nuk ka epilog të qartë, ndërsa potencialin për përshkallëzim e ka të madh. Më vjen mirë që ka reflektuar dhe e menjëherë e ka ftuar këtë takim të sotëm”.
“Patëm diskutim rreth asaj se si është situata dhe si ka ardhur deri këtu. Unë isha më shumë i interesuar të dëgjojë për planet e Qeverisë për ta menaxhuar këtë situatë. Nuk mund të them se dola me ndonjë siguri të madhe se Qeveria e din se çfarë veprime duhet ndërmarrë për ta mbajtur situatën nën kontroll”, u shpreh i pari i PDK-së, raporton Telegrafi.
Megjithatë, ai tha se me këtë rast ia ka shprehur kryeministrit qëndrimin e PDK-së se në këtë moment Kosovës i duhen veprime të përgjegjshme.
Sa i përket vazhdimësisë së ushtrimit të sovranitetit në katër komunat veriore, Qeveria tha se do ta ketë përkrahjen e PDK-së “në çfarëdo mundësie që e kemi”.
LIVE: E gjithë ajo që po ndodh në takimin mes Kurtit dhe liderëve të opozitës
I pyetur se a duhet shtyrë afati për targat në mënyrë që situata mos të përshkallëzohet më tej, Krasniqi u shpreh se “nuk mund të them se çka duhet të bëjë sot Qeveria për ta sjellur normalitetin:, shtoi se sot është një situatë e re e cila ka mundur të shmanget.
“Mungesa e koordinimit me aleatët si dhe papjekuria në disa veprime kanë sjellur në këtë situatë”, deklaroi tutje ai.
Në fund, Krasniqi konfirmoi se kanë biseduar edhe për dialogun dhe propozimin franko-gjerman, duke thënë se Qeveria po merret me tema shumë teknike në vend se të fokusohet në marrëveshjen finale gjithëpërfshirëse me Serbinë.
“Kemi diskutuar gjerë e gjatë edhe për dialogun dhe normalisht ka pasur diskutime edhe për propozimin të ashtuquajtur franko-gjerman, por unë e kam thënë edhe shumë herë të tjera se në vend që të vazhdojmë të fokusohemi si shtet në arritjen e një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila do të sjellte njohje të ndërsjellë, ne sot po merremi me tema shumë më sporadike dhe më teknike”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë