LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Kosova vuan nga kriza kronike e arsimit të dobët (Video)

Krasniqi: Kosova vuan nga kriza kronike e arsimit të dobët (Video)

Kosovarët nuk lexojnë shumë, madje në raportin e Bankës Botërore, radhitemi të fundit.

Profesorët e universiteteve, thonë se vendi po vuan nga një krizë e arsimit të dobët.

Ndërsa, libraritë, arsyetojnë pse vendi jonë është më së ulëti ranguar për nga shitja e librave.


Ani pse qytetarët pohojnë se i kushtojnë kohë leximit, raporti i fundit nga Banka Botërore thotë krejt të kundërtën.

Në këtë raport, Kosova renditet e fundit në listën e lexueshmërisë.

Sipas Shefit të degës së Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi, Kosova ka një krizë kronike të arsimit të dobët.

“Pas çlirimit ishte një tranzicion i egër i cili koincidoi me historinë e konsumerizmit kur njerëzit mendonin se duhej vetëm të argëtoheshin dhe të harxhojnë, por jo edhe të studiojnë. Në anën tjetër modeli i qeverisjes me anë të figurave të luftës është modeli realisht anti-intelektual”, shprehet për RTV Dukagjinin, profesori Milazim Krasniqi.

E numri i shitjeve në libraritë në vend, ka mbetur i njëjtë sikurse vitin e kaluar. Sipas Iliriana Hasaj nga libraria Dukagjini, faktori që ka ndikuar në numër më të vogël të librave të shitura krahasuar me vendet e tjera, është TVSH-ja.

“Ndoshta një prej arsyeve pse nuk blihet libri në Kosovë, është fakti se shteti ynë i vendos librit TVSH, ndërsa shtetet tjera përreth apo në Shqipëri libri nuk ka taksa”, shprehet Ilirjana Hasaj nga Libraria Dukagjini, përcjell Telegrafi.

Profesori Krasniqi nuk ka shpresë që elita politike aktuale mund të krijoj mekanizma që do të sjellin ndryshime në arsim. Ai zgjidhje te vetme për daljen nga kjo krizë e sheh vetë ndërgjegjësimin e të rinjve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve

Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve

Politikë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori