LAJMI I FUNDIT:
Prishtina -1° fair_night

Krasniqi: Gjykata shtyn ekzekutimin e rregullores diskriminuese të Komunës së Graçanicës, që ka të bëjë me lejet ndërtimore

Krasniqi: Gjykata shtyn ekzekutimin e rregullores diskriminuese të Komunës së Graçanicës, që ka të bëjë me lejet ndërtimore

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shtyrë ekzekutimin e një rregulloreje diskriminuese të nxjerrë nga Komuna e Graçanicës, që ka të bëjë me kushtet ndërtimore për ndërtesat nën kompetencën e Komunës.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, thotë se “sapo jam njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë, ka nxjerrë aktvendim duke shtyrë ekzekutimin e një Rregullore diskriminuese të Komunës së Graçanicës derisa Gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor”.

“Procedurën gjyqësore në këtë rast e ka inicuar Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, kundrejt Komunës së Gracanicës, e cila kishte nxjerrë Rregullore diskriminuese mbi kushtet e përgjithshme për parcelim, rregulla dhe procedurën e ndërtimit të objekteve dhe lëshimin e kushteve ndërtimore për ndërtesat nën kompetencën e komunës”, ka shkruar Krasniqi, transmeton Telegrafi.


Refuzoi të harmonizojë Rregulloren për lejet e ndërtimit, ushtrohet padi ndaj Komunës së Graçanicës
Lexo po ashtu Refuzoi të harmonizojë Rregulloren për lejet e ndërtimit, ushtrohet padi ndaj Komunës së Graçanicës

Sipas Krasniqit, kjo Rregullore ka hyrë në fuqi në vitin 2018, duke mos u shqyrtuar nga ministritë e linjes.

“Sipas vlerësimeve profesionale të MAPL dhe jo vetëm, kjo Rregullore dhe praktikat që janë ndjekur në bazë të saj, janë në kundërshtim me rregullativën e përgjithshme kushtetuese dhe ligjore në Republikën e Kosovës. Nga viti 2018 e deri me tani, kur ne e kundërshtuam këtë Rregullore diskriminuese, shumë kërkesa dhe procedura pronesore  të qytetarëve, kryesisht shqiptarë, janë refuzuar nga komuna e Graçanicës, duke ua pamundësuar në këtë mënyrë qytetarëve disponimin e lirshëm dhe ligjor të pronës së tyre”, ka shkruar ai.

Krasniqi ka thënë se “Komunat duhet të ofrojnë kushte të favorshme për qytetarët dhe jo t’i pengojnë dhe penalizojnë ata, mbi çfarëdo baze. Andaj, në përputhje me mandatin tonë kushtetues dhe ligjor, asnjëherë nuk do të qëndrojmë indiferent ndaj akteve dhe praktikave diskriminuese të asnjë komune”.

Komuna e Graçanicës refuzoi të harmonizojë Rregulloren për lejet e ndërtimit, MAPL ia kalon çështjen Ministrisë së Drejtësisë
Lexo po ashtu Komuna e Graçanicës refuzoi të harmonizojë Rregulloren për lejet e ndërtimit, MAPL ia kalon çështjen Ministrisë së Drejtësisë

Ditë më parë Telegrafi ka shkruar se Komuna e Graçanicës ka shpërfillur kërkesat nga institucionet për harmonizimin e Rregullores Nr.03/18/KG të datës 26.09.2018, për lejet e ndërtimit, pasi që është konstatuar që rregullorja në fjalë është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi.

Si rrjedhojë e miratimit të kësaj Rregullore në vitin 2018, banorët shqiptarë në Graçanicë kanë shprehur shqetësimin e tyre për diskriminim që po u bëhet sa i përket marrjes së lejeve për ndërtim. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Magazina
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Magazina
Kalo në kategori