LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Faji kryesor është i neve futbollistëve

Krasniqi: Faji kryesor është i neve futbollistëve

Klubi më i madh në vend, Prishtina, po kalon formë jashtëzakonisht të dobët. Prishtina në stinorin vjeshtor nuk arriti që të tuboi më shumë se 18-të pikë për ta përfunduar vjeshtën në pozitën e dhjetë.

I shqetësuar me situatën në skuadër, mbetet kapiteni Driton Krasniqi.

Ai në një prononcim për Gazetaolle.com, flet si fillim për rezultatet e arritur deri më tash. “Këto janë rezultatet më të dobëta të mundshme. Vet pozita ku jemi, e tregon më së miri”, nis bisedën mesfushori me përvojë.

Në pyetjen se kush i ka fajet për një gjë të tillë, ‘Driti’ deklaroi: “Në futboll, humbjet dhe fitoret, duhet t’i ndajmë së bashku, nga kryesia e klubit, shtabi teknik dhe futbollistët. Por, në këtë rast, faji kryesor është i neve futbollistëve sepse ne e kemi fjalën kryesore në fushë. Nuk duhet harruar se në disa ndeshje nga ka munguar edhe fati”.


Tutje, futbollisti i cili ka bërë karrierë edhe në Shqipëri, thotë se ekipin ‘bardhekaltër’ e pret një punë e madhe. “Kemi kohë të mjaftueshme, na pret një punë e madhe dhe duhet të komponohemi mirë me kryesi, shtab teknik dhe me futbollistë që të dalim nga kjo situatë. Përforcimet cilësore janë të mirëseardhura, tre deri në pesë futbollistë, mirëpo, është e vështirë pasi që në afatin e janarit, thuajse shumica e lojtarëve janë me kontrata”, vlerësoi Krasniqi.

Ai në fund tha se futbollistët e Prishtinës nuk kanë probleme me paga. “Jo, nuk kemi probleme me paga. Vonesat janë normale, por mos të harrojmë se Prishtina është i vetmi klub që i paguan lojtarët 12 muaj”, përfundoi Driton Krasniqi.

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori