LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: 78 pacientë janë në gjendje të rëndë të shtruar në spital – delta nuk kursen as fëmijët e vegjël

Krasniqi: 78 pacientë janë në gjendje të rëndë të shtruar në spital – delta nuk kursen as fëmijët e vegjël
Foto: Ridvan Slivova

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Valbon Krasniqi ka thënë se 78 pacientë janë në gjendje të rëndë të shtruar në spital, si pasojë e infektimit me coronavirus.

Krasniqi shtoi se Variati Delta nuk po kursen as fëmijët e vegjël, përfshirë gratë shtatzëna.

“Po përjetojmë një valë të rëndë të pandemisë. Sot 78 pacientë janë në gjendje të rëndë të shtruar në spital. Mendojmë se varianti Delta ka fituar shumë sa i përket mundësisë që përhapet. Kjo valë po përcillet edhe me prekje të grupmoshat e reja, madje duke mos kursyer edhe fëmijët e vegjël, madje kemi pasur humbje edhe jete te gratë shtatzëna”, tha Krasniqi për A2 CNN.


Tutje ai thekson se në spitalin e Prizrenit dhe atë të Gjakovës janë trajtuar edhe qytetarë nga Shqipëria.

Madje, ai tregon se aktualisht janë duke marrë ndihmë mjekësore.

“Sa i përket pacientëve nga Shqipëria, ne kemi trajtuar kryesisht pacientë në spitalin e Prizrenit dhe të Gjakovës. Sot, kemi 8 pacientë që po merr trajtim në këto dy spitale, njëri prej tyre po merr trajtim në spitalin e Prizrenit dhe 7 qytetarë të tjerë në Gjakovë”, u shpreh Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori