LAJMI I FUNDIT:

Me krahasimin e fotografive, Amy Schumer i këshillon të rinjtë që të kujdesen për shëndetin e tyre

Me krahasimin e fotografive, Amy Schumer i këshillon të rinjtë që të kujdesen për shëndetin e tyre
(Foto: Getty/Paramount+)

Aktorja amerikane, Amy Schumer, ka bërë një krahasim të fotografive të saja të vjetra dhe të reja përmes profilit të saj në Instagram.

Gjegjësisht, 42-vjeçarja ka publikuar imazhe të cilat janë realizuar në vitin 2012 nga pjesëmarrja në një eveniment, ndërsa në të njëjtin publikim mund të gjendet një fotografi nga një shtrat spitalor dhe në atë mënyrë i ka paralajmëruar fansat e saj.


“Paralajmërim për 20-vjeçarët. Kështu dukesha unë në moshën tuaj. Shfletoni. Jeta po vjen për ju”, ka shkruar në postim.

(Foto: Instagram/amyschumer)

Në fotografinë e parë, komikja ishte 31 vjeçare dhe kishte pozuar për mediat me një fustan të shkurtër që ishte një kombinim i toneve vjollce dhe të zezës.

Amy Schumer largon mbushësit e faqeve: Doli që isha tashmë plot
Lexo po ashtu Amy Schumer largon mbushësit e faqeve: Doli që isha tashmë plot

Mirëpo, në të njëjtin postim, ka postuar një imazh të saj nga spitali, ku është ulur në krevat teksa ka të lidhur një infuzion. Ajo nuk ka treguar se kur është bërë fotografia e fundit dhe pse ishte në spital.

Ndryshe, aktorja e njohur e humorit njihet për ndarjen e hapur të informacioneve nga jeta e saj në rrjetet sociale, ndaj së fundmi ka ndarë edhe tatuazhin e dështuar, por edhe se lufton me çrregullimin e shkuljes së flokëve. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/amyschumer)