Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot pritet të certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Paraprakisht KQZ u është drejtuar partive politike me një letër, duke u kujtuar atyre detyrimet ligjore që lidhen me dorëheqjen e anëtarëve të Qeverisë aktuale që zgjidhen deputetë në legjislaturën e re.
Sipas letrës që kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi u ka dërguar partive përmendet se neni 26 i Ligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës parasheh se anëtarët e Qeverisë në detyrë që zgjidhen deputetë duhet të japin dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.
Tutje thuhet se KQZ më 26 mars 2025 ka pranuar vendimet e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me procesin ankimor ndaj vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), më datën 26.03.2025, ka pranuar vendimet e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, që kanë të bëjnë me procesin ankimor ndaj vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me shpalljen e rezultatit përfundimtar të procesit zgjedhor nga ana e KQZ-së. Po ashtu kemi pranuar konfirmimet nga këto dy institucione se nuk kanë ndonjë ankesë tjetër që ka të bëjë me procesin zgjedhor që pret vendimmarrje. Andaj, në zbatim të nenit 26 paragrafi 1 të Ligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës (Ligji Nr.08/L.117), ju njoftojmë se certifikimi i rezultatit të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më datën 09.02.2025, do të bëhet më datën 27.03 .2025 në ora 16:00”, thuhet në letër.
Letra e kryesuesit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i bën thirrje partive politike të respektojnë ligjin dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme për dorëheqjen e anëtarëve të Qeverisë që janë zgjedhur deputetë, për të siguruar funksionimin e rregullt të institucioneve të Kosovës.
Nga Qeveria aktuale janë zgjedhur deputetë edhe në legjislaturën e re, krahas kryeministrit Albin Kurti, edhe ministrat e zëvendësministrat: Faton Peci, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, Donika Gërvalla-Schwarz, Arben Vitia, Ejup Maqedonci, Hajrullah Çeku, Arbërie Nagavci, Liza Gashi, Rozeta Hajdari, Fikrim Damka, Nenad Rashiq, Elbert Krasniqi, Emilja Rexhepi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Begaj për gazetën “Il Tempo”: Papa Françesku la gjurmë të paharrueshme në Shqipëri

Aksident trafiku në Çair, humb jetën një 16 vjeçar, një tjetër i lënduar

Dështimi i shtatë për konstituimin e Kuvendit: Palët akuzojnë njëra-tjetrën, nga shoqëria civile kërkojnë reflektim

Zhbllokimi i situatës në Kuvend, Arben Gashi thotë se ka mendim ndryshe nga partia

Abdixhiku pas dështimit seancës: LVV e ka një shumicë minimale, nuk e di pse nuk e votojnë kryeparlamentarin

“E vranë mo e vranë”, pasi sheh trupin e pajetë, shpërthen në lot bashkëjetuesja e 58-vjeçarit të ekzekutuar me tre plumba

Aksident tragjik në Vogovë të Gjakovës: Një i vdekur dhe tre të lënduar

Haradinaj: Jemi të gatshëm të japim zgjidhje

Durrësi turistik, fluks vizitorësh nga vendet nordike që zgjedhin qytetin bregdetar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

"Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën", Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar