Procesi i numërimit të votave në Komunën e Pejës ka përfunduar tërësisht, me 100% të vendvotimeve të procesuara (140 nga 140).

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 00:44 të datës 13 tetor 2025, janë përpunuar 41,283 vota nga gjithsej 120,204 të regjistruara.


Rezultatet tregojnë fitore të qartë për Gazmend Muhaxherin nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i cili ka marrë 46,11% të votave, ose 19,035 vota.

Pas tij renditen kandidatët tjerë:

Taulant Kelmendi (LVV) – 27,88% (11,508 vota)

Ali Berisha (AAK) – 18,41% (7,601 vota)

Arta Nallbani (PDK) – 4,86% (2,005 vota)

Jeton Abazaj1,09% (452 vota)

Reshat Nurboja (Alternativa) – 0,67% (277 vota)

Sipas të dhënave të KQZ-së, të drejtë vote kanë pasur 2.069.098 qytetarë.

Rreth 44.000 prej tyre kanë mundur të votojnë me postë nga jashtë vendit në periudhën 17 shtator – 11 tetor.

Procesi është zhvilluar i qetë, pa ndonjë incident të madh.