Në Komunën e Suharekës kanë filluar të publikohen rezultatet e para të zgjedhjeve për kryetar komune, sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas rezultateve preliminare, Bali Muharremaj, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), po kryeson bindshëm me 45.44 për qind të votave, që përkthehen në 2,476 vota të numëruara deri më tani.


Në vendin e dytë renditet kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ardian Shala, me 32.54 për qind apo 1,773 vota, ndërsa në vend të tretë është Hamdi Bytyçi nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 11.25 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me kandidatin e saj Dardan Berisha, ka marrë 10.77 për qind të votave, përkatësisht 587 vota.

KQZ ka bërë të ditur se deri tani janë numëruar 21 nga 87 vendvotime, që përbëjnë rreth 24 për qind të kutive në këtë komunë, ndërsa procesi i numërimit po vazhdon.

Rezultatet përfundimtare pritet të publikohen pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave, përfshirë edhe ato me kusht dhe të diasporës.