LAJMI I FUNDIT:

KQZ nuk e di datën e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit

KQZ nuk e di datën e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është në pritje të vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Gjykatës Supreme dhe do të veprojë në përputhje me vendimet e tyre, ndërsa, pastaj do të ketë mundësi të procedojë për certifikimin e rezultateve përfundimtare.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesat që janë parashtruar në këtë institucion por duhet të pritet edhe Gjykatën Supreme nëse ndonjë ankesë paraqitet në këtë institucion nga pala e pakënaqur me vendimin e PZAP-it.


“Se kur do të ndodhë certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve ne nuk mund ta dimë tani datën e saktë, por e dimë që rezultati i zgjedhjeve certifikohet pasi këto institucione vendosin lidhur me të gjitha ankesat që parashtrohen si dhe pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ndërmarrë të gjitha hapat që i kërkohen përmes këtyre vendimeve”, tha Elezi për Kosovapress.

Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa janë dorëzuar 100 ankesa nga partitë politike dhe kandidatë e tyre për deputet dhe ka kohë 72 orë për t’i shqyrtuar ankesat. Ndërsa, pas këtij afati palët e pakënaqura kanë të drejtë të bëjnë ankesë në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve, pastaj ka kohë 72 orë për të vendosur.

Pas kësaj procedure, KQZ duhet t’i respektojë vendimet e këtyre dy institucioneve dhe pastaj bën certifikimin e rezultateve./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Ekonomi
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori