LAJMI I FUNDIT:

KQZ miraton numrin e kandidatëve për 11 majin: 46 mandate janë në listë të mbyllur

KQZ miraton numrin e kandidatëve për 11 majin: 46 mandate janë në listë të mbyllur

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar projektvendimin për caktimin e numrit të kandidatëve për deputetë në listat shumëemërore, për çdo zonë zgjedhore, për zgjedhjet e përgjithshme që do të zhvillohen më 11 maj 2025.

Sipas këtij vendimi, numri total i kandidatëve për deputetë që do të paraqiten nga listat e partive politike do të jetë 186.

Nga këta kandidatë, 46 do të jenë në listë të mbyllur, çka do të thotë se nëse forca e tyre politike i siguron mandatin në qarkun ku kandidojnë, ata do të jenë automatikisht në parlamentin e ardhshëm.


Ndërkohë që pjesë e mbetur prej 140 kandidatësh do të jenë në listë të hapur.

Ata do të garojnë brenda listës për të siguruar një numër të lartë votash personale për të tejkaluar kolegët, në mënyrë që të fitojnë mandatin.

Ndarja e mandateve për secilin qark:

Qarku Berat, 7 mandate, 2 në listë të mbyllur
Qarku Dibër, 5 mandate, 2 në listë të mbyllur
Qarku Durrës, 14 mandate, 5 në listë të mbyllur
Qarku Elbasan, 14 mandate, 5 në listë të mbyllur
Qarku Gjirokastër, 4 mandate, 1 i renditur
Qarku Fier, 16 mandate, 5 në listë të mbyllur
Qarku Korçë, 10 mandate, 3 në listë të mbyllur
Qarku Kukës, 3 mandate, 1 i renditur
Qarku Lezhë, 7 mandate, 2 në listë të mbyllur
Qarku Shkodër 11, 4 në listë të mbyllur
Qarku Tiranë, 37 mandate , 12 në listë të mbyllur
Qarku Vlorë 12, 4 në listë të mbyllur

Në trend Lajme

Më shumë
Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Politikë
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Lajme
Arrestohet taksisti në Gjilan, dyshohet se ka shfrytëzuar vajza për shërbime seksuale

Arrestohet taksisti në Gjilan, dyshohet se ka shfrytëzuar vajza për shërbime seksuale

Kronika e Zezë
Cyrih, gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false

Cyrih, gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false

Kronika e Zezë
Pas certifikimit të rezultateve, Kurti: Qeveria kaloi në fazën kalimtare të funksionimit si qeveri në detyrë

Pas certifikimit të rezultateve, Kurti: Qeveria kaloi në fazën kalimtare të funksionimit si qeveri në detyrë

Lajme
Rrëfimi i babait të cilit iu mor djali nga duart, pas 26 vjetësh i zhdukur u identifikuan mbetjet e tij

Rrëfimi i babait të cilit iu mor djali nga duart, pas 26 vjetësh i zhdukur u identifikuan mbetjet e tij

Sociale
Kalo në kategori