LAJMI I FUNDIT:

KQZ merr vendim që votat në Runik të pranohen

KQZ merr vendim që votat në Runik të pranohen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është marrë vendim që një kuti nga vendvotimi 2114B/01R nga komuna e Skenderajt, pavarësisht se i mungonin 450 fletëvotime të pa përdorura, të përfshihet në rezultatet përfundimtare.

Burim Ahmetaj nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve ka thënë se ky vendvotim akoma vazhdon të jetë në auditim dhe nuk mund të procesohet si i rregullt.

“Ky vendvotim është procesuar në bazën e të dhënave nga të dhënat që Këshilli i Vendvotimit i ka përshkruar në formularët e rezultateve. Në formularët e rezultateve shihet se ky vendvotim i ka pas të kategorizuara si fletëvotime të dëmtuara gjatë ditës 451 fletëvotime, që në bazë të dhënave është procesuar si i rregullt për subjektet ndërkaq për kandidatët ka përfunduar në auditim pasi që kandidati i një subjekti ka pasur një votë më shumë sesa subjekti”, ka thënë Ahmetaj.


Ai ka shtuar se ky vendvotim është rinumëruar për një votë të vetme pas vendimit të KQZ-së, transmeton Telegrafi.

“Pas rinumërimit është hapur kutia dhe është gjetur se janë 300 fletëvotime të përdorura dhe mungojnë 450 fletëvotime të pa përdorura”, ka theksuar Ahmetaj.

Ahmetaj ka thënë se QNR ka bërë hetime sa i përket këtyre fletëvotime dhe ka korresponduar numri i njëjtë i nënshkrimeve në fletëvotime me numrin e fletëvotimeve që kanë qenë brenda në kuti.

Ahmetaj tutje ka theksuar se QNR ka kërkuar edhe Komisioni Komunal Zgjedhor në Skenderaj, e cila nuk ka qenë në dijeni të këtij rasti.

“Fletëvotimet që nuk janë brenda kutisë së votimit, fletëvotimet e pa përdorura aktualisht janë në hetuesi për ekzaminime”, ka thënë Ahmetaj.
Ai shtoi se edhe nëse përjashtohet apo pranohet si i rregullt ky vendvotim nuk ka ndonjë efekt në votat e subjekteve dhe kandidatëve.

Koordinatori i QNR-së, tutje prezantoi dy rekomandime lidhur me këtë rast ku i pari ishte që ky vendvotim të pranohet dhe të përfshihet në rezultatet përfundimtare ndërkaq rekomandimi i dytë ishte që ky vendvotim të përjashtohet.

Ahmetaj tha se raportimi për humbjen e këtyre fletëvotimeve është bërë 20 minuta para mbylljes së qendrave të vendvotimit, pra në orën 18:40.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka pastaj e hodhi në votim rekomandimin e parë i cili kaloi me 6 vota për dhe 4 abstenime. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën

Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi

Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi

Përfaqësueset
A ishte në lidhje Anisa me Gjestin para Big Brother VIP Kosova?

A ishte në lidhje Anisa me Gjestin para Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Van Nistelrooy thyen heshtjen pasi Ruben Amorim e largoi atë nga Unitedi pa paralajmërim

Van Nistelrooy thyen heshtjen pasi Ruben Amorim e largoi atë nga Unitedi pa paralajmërim

Premier League
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë

Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës
Nga Llukari në Maribor deri te Amsterdam Arena brenda pak muajsh – si ndodhi transferimi i Ismet Munishit në Slloveni

Nga Llukari në Maribor deri te Amsterdam Arena brenda pak muajsh – si ndodhi transferimi i Ismet Munishit në Slloveni

Kosovë
Kalo në kategori