LAJMI I FUNDIT:

KPM sqaron opinion në lidhje me të drejtat e transmetimit të Primer Leauge në Kosovë

KPM sqaron opinion në lidhje me të drejtat e transmetimit të Primer Leauge në Kosovë

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka njoftuar se në mënyrë të vazhdueshme ka analizuar të gjithë dokumentacionin që ka të bëjë me të drejtat e operatoreve vendor për të transmetuar Primer League në territorin e Republike së Kosovës.

KPM, përmes një komunikate ka sqaruar se “bazuar në marrëveshjet/autorizimet dhe konfirmimet e deponuara në KPM nga palët e interesit (Primer League, DigitAlb dhe Arena) të drejtat për ritransmetimin ngjarjeve sportive të Primer Leagus për territorin e Republikës së Kosovës i kanë siguruar kompania DIGITALB në gjuhën shqipe dhe ARENA në gjuhën serbe”.

“Kompania DIGITALB dhe ARENA për të vepruar në territorin e Republikës së Kosovës, kanë hy në marrëveshje kontraktuale me operatoret e shpërndarjes të licencuar në KPM, ashtu siç përcaktohet me Rregulloren për Shpërndarjen e Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuale KPM-2020/01”, thuhet në njoftim.


Më tej thuhet se “KPM me datën 27 shtator 2023, ka kërkuar sqarime te detajuara nga Premier League në lidhje më të drejtat e Arena dhe Digitalb për transmetimin e Premier Leagues për territorin e Republikës së Kosovës”.

Transmetimet nga “ArtMotion” dhe “ArenaSport”, kjo është përgjigjja zyrtare nga Liga Premier
Lexo po ashtu Transmetimet nga “ArtMotion” dhe “ArenaSport”, kjo është përgjigjja zyrtare nga Liga Premier

“Premier League me datën 19 tetor 2023, i është përgjigjur kërkesës së KPM-së, duke sqaruar së të drejtat e ritransmetimit për ngjarët sportive të Ligës Angleze, për territorin e Republikës së Kosovës, për gjuhen shqipe i janë dhënë kompanisë DigitAlb ndërsa për gjuhen serbe kompanisë Arena. Gjithashtu Premier League ka sqaruar se Arena dhe Digitalb kanë të drejte të hyjnë në marrëveshje me operatoret e tretë për të siguruar ritransmetimin e Premier Leagues në territorin e Republikës së Kosovës”.

“KPM, së fundmi, është njoftuar së Premier League me letrën e datës 12 mars 2024 të përcjell në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sqaron se nuk e ka autorizuar Arenën për t’i lejuar operatorit Artmotion transmetimin e ngjarjeve sportive të Premier League, që paraqet një të dhënë të re për KPM-në. Prandaj, KPM, njofton opinionin publik se sqarimet e dhëna nga Premier League në letrën e datës 12 mars 2024, paraqesin informata deri më tani të panjohura për KPM-në dhe se së shpejti do të ndërmerr hapat e duhur në lidhje me këtë çështje”, thuhet në sqarimin e Komisionit të Pavarur të Mediave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori