Moment historik për sportin e paralimpizmit. Komiteti Paralimpik i Kosovës (KPK) në mbështetje të Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka lansuar programin “Gjithëpërfshirja në Edukimin Fizik”, të parin ndonjëherë për nxënësit me aftësi të kufizuara.

Programi është akredituar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë (MASHTI).


Lansimi i programit u bë në Shkollën e Mesme të Ulët “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, në prani të trajnerëve dhe mësimdhënësve.

93777239 4c89 4cfc bb74 a0b483b81815

Programi ka për qëllim promovimin e paralimpizmit dhe gjithëpërfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në aktivitete të edukimit fizik në shkolla, ndërsa kontribuon edhe në parimin gjithëpërfshirës të arsimit në Kosovë.

Për zbatimin e programit janë angazhuar tre trajnerë të kualifikuar, të cilët në fillim do të punojnë me 20 mësimdhënës, ndërsa numri i tyre do të rritet.

395ce969 0a53 4294 82e9 a3a614a8492f

Nënpresidenti i KPK-së, Daut Tishuki, njëherit menaxher i programit, duke falënderuar MKRS-në për mbështetjen dhe MASHTI-in për akreditimin, e quajti moment historik lansimin e programit, derisa shtoi se përfituesit më të mëdhenj do të jenë personat me aftësi të kufizuara dhe mësimdhënësit, të cilët njohuritë që do t’i marrin do t’i zbatojnë tek kjo shoqëri.
Programi do të shtrihet edhe në të gjitha qendrat e Kosovës, ndërsa në muajin qershor parashihet të lansohet në Prishtinë.

telegrafi sport app