LAJMI I FUNDIT:

Kovacic akuzohet nga ‘Marca’: I hapi rrugë fitores së Barcelonës (Foto)

Kovacic akuzohet nga ‘Marca’: I hapi rrugë fitores së Barcelonës (Foto)
MADRID, SPAIN - DECEMBER 23: Luis Suarez of Barcelona is is challenged by Mateo Kovacic of Real Madrid during the La Liga match between Real Madrid and Barcelona at Estadio Santiago Bernabeu on December 23, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Barcelona ka marrë një fitore të madhe në udhëtim 0-3 te Real Madridi.

Katalunasit ishin më të mirë në fushë thuajse gjatë gjithë ndeshjes dhe shënuan tre gola të bukur.

Por i akuzuari i parë nga mediat spanjolle është mesfushori kroat Mateo Kovacic.


Sipas të përditshmes madrilene ‘Marca’, Kovacic është fajtori kryesor për golin e parë të Barcelonës.

Bashkëkombësi i Kovacicit, Ivan Rakitic depërtoi lehtësisht në zonën e madrilenëve, ndërsa Marca ka publikuar disa foto ku shihet mesfushori i Real Madrid duke mos ndërhyrë.

“Kovacic nuk e pengoi bashkëkombësin e tij në mesfushë por as në zonë dhe goli i parë për Barcelonën erdhi lehtësisht”, thuhet ndër tjera në shkrimin e Marcas.

Vlen të ceket se Kovacic nuk është një futbollist i rregullt i formacionit bazë të Real Madridit.

Madje kroati shpesh herë është përfolur se do të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’, dhe ndeshja ndaj Barcelonës ndoshta do të jetë një arsyeje më shumë për t’i dhënë leje largimit të tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare
Liverpooli po përgatit një ofertë rekorde për transferimin e top sulmuesit argjentinas

Liverpooli po përgatit një ofertë rekorde për transferimin e top sulmuesit argjentinas

Premier League
Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

La Liga
Guardiola flet për eliminimin e Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Guardiola flet për eliminimin e Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Man City po synon transferimin e yllit të Serie A si zëvendësues të Ederson

Man City po synon transferimin e yllit të Serie A si zëvendësues të Ederson

Premier League
Kalo në kategori