LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Në Maqedoninë e veriut për herë të parë do të prodhohen vetura elektrike

Kovaçevski: Në Maqedoninë e veriut për herë të parë do të prodhohen vetura elektrike

Kryeministri Dimitar Kovaçevski njofton se për herë të parë në vend do të prodhohen vetura elektrike e-GO. Ai thekson se në seancën e sotme të qeverisë është miratuar përkrahja e qeverisë për realizimin e këtij investimi shumëmilionësh gjerman, i cili do të japë një kontribut të madh në ekonominë e Maqedonisë.

“Në TIRZ Tetovë po ndërtohet fabrika e parë në industrinë automobilistike, në të cilën për herë të parë do të prodhohen makina të plota elektrike. Me ndërtimin e fabrikës së re, ofrojmë vende të reja pune për qytetarët tanë, marrëveshje për bashkëpunim shtesë me kompani të tjera vendore, eksportim të produkteve me vlerë të shtuar të lartë, transferim të njohurive dhe teknologjive. Kjo është një mundësi për Maqedoninë e Veriut që të hartohet nga investitorë të huaj nga industria e automobilave”, vlerëson Kovaçevski.

Me këtë investim, shton Kryeministri, Qeveria po bën gjithçka për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.


Një investim shumëmilionësh i NEXT.E.GO MOBILE SE, Aachen, Gjermani në TIRZ Tetovë do të hapë 3000-4000 vende të reja pune.

“Përfitimet e këtij investimi janë të shumëfishta, nga hapja e vendeve të reja të punës, eksporti i produkteve me vlerë të shtuar të lartë, transferimi i njohurive dhe teknologjive, hartëzimi i vendit për investitorët e huaj në këtë fushë, deri te kontratat dhe punët shtesë për kompanitë vendase”, njoftuan më nga Qeveria./Telegrafi/

Detaje për investimin e madh të Destanit në Tetovë
Lexo po ashtu Detaje për investimin e madh të Destanit në Tetovë

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori