LAJMI I FUNDIT:

Kostumi i Margot Robbie, veshje e përsosur me aksesorë për të cilët frymëzohen femrat

Kostumi i Margot Robbie, veshje e përsosur me aksesorë për të cilët frymëzohen femrat

Ylli australian është pjesë e një sërë projektesh emocionuese këtë vit dhe këtë fundjavë ajo filloi promovimin e filmit ‘Amsterdam’ – një projekt i ri regjisorial nga David O. Russell

E vendosur në vitet 1930, komedia “Amsterdam” përmban një kastë mbresëlënëse të udhëhequr nga fituesi i Oskarit Christian Bale dhe Margot Robbie.


Njëra ndër biondet më të bukura të Hollywoodit me ekipin e filmit këto ditë ka qëndruar në Nju-Jork, ku ka filluar zyrtarisht turneu promovues, dhe me atë rast ka zgjuar një vëmendje të veçantë me zgjedhjet e modës, transmeton Telegrafi.

Pak para daljes në tepihun e kuq, 32-vjeçarja Robbi është parë në veshje të bukur në të cilën dominoi në tërësi kostumi i hirtë i frymëzuar nga gardëroba e meshkujve.

Me xhaketën e puthitur për trupi dhe pantallona në prerje në formë cigareje me një detaj lajkatar të prerë, ky kostum përfshinte edhe një jelek në miniaturë të cilin Robi veshi dhe vjen me nënshkrimin e markës spanjolle Mango.

profimedia

Me këtë kostumin, ajo ka kombinuar pjesë të njohura dhe të shtrenjta me nënshkrim disenjatori.

Krahas këpucëve të markës Prada slingback, edhe një çantë mbi supe edicionin e patëmetë ajo vuri në pah edhe syzet e diellit të markës Chanel, ashtu si kolegia e saj Penelope Cruz.

Në mbrëmje, në premierën zyrtare të filmit, ajo tërhoqi vëmendjen me një fustan të bardhë të shtëpisë franceze, i cili në dizajn i ngjan një fustani nuseje.

Publikimet e saj në turin e ri promo, janë edhe këtë herë punë e stilistes së njohur Kate Young, me të cilën Robbie ka disa kohë që bashkëpunon. /Telegrafi/