LAJMI I FUNDIT:

KOSTT merr shërbimet e VALA-s

KOSTT merr shërbimet e VALA-s

Telekomi i Kosovës dhe Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) nënshkruan marrëveshje për ofrimin e shërbimeve të telefonisë mobile Vala.

Kjo marrëveshje ofron shërbime specifike për nevoja të KOSTT-it, duke e bërë Telekomin e Kosovës një partner të besueshëm të këtij institucioni shumë të rëndësishëm të vendit tonë.

“Telekomi i Kosovës ka kënaqësinë që të bashkëpunojë me KOSTT-in, duke i ofruar shërbime të telefonisë mobile, fikse dhe internetit, të cilat, përveç që do t’i mundësojnë personelit të kësaj ndërmarrje publike që të kenë komunikim të pandërprerë, njëherësh, do të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e të hyrave të Telekomit të Kosovës, që është edhe synim i menaxhmentit aktual”, bëri të ditur Bedri Istrefi, U.D. Kryeshef Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës.


Shërbimet dhe rrjeti teknik i Telekomit të Kosovës do të mundësojë komunikim efektiv dhe bashkëpunim fleksibil ndërmjet punonjësve dhe departamenteve të ndryshme të KOSTT-it.

“Arritja e kësaj marrëveshje është një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit mes KOSTT-it dhe Telekomit të Kosovës, pasi që kjo do t’i mundësojë personelit të ndërmarrjes sonë që të komunikojnë në mënyrë efektive mes vete dhe të bashkëpunojmë më lehtë, kudo që ndodhen”, u shpreh Ilir Shala, Kryeshef Ekzekutiv i KOSTT-it.

Kjo marrëveshje bëhet në kuadër të përkushtimit dhe angazhimit të Telekomit të Kosovës që të zhvillojë shërbimet telekomunikuese dhe të shtojë numrin e konsumatorëve, e paraprirë nga marrëveshjet e mëhershme që janë arritur me shumë institucione shtetërore e biznese private./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori