LAJMI I FUNDIT:

Kostadinov: Më 12 prill ballafaqohet koncepti destruktiv i OBRM-PDUKM-së dhe koncepti zhvillimor i LSDM-së

Kostadinov: Më 12 prill ballafaqohet koncepti destruktiv i OBRM-PDUKM-së dhe koncepti zhvillimor i LSDM-së

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov në konferencë për shtyp deklaroi se “më 12 prill do të ballafaqohen dy koncepte”.

Sipas Kostadinov, njëri koncept është progresiv që e udhëheq LSDM e që do të thotë zhvillim, rritje ekonomie, paga më të mëdha dhe më shumë para te qytetarët dhe koncepti tjetër i cili është destruktiv, që punon për rindërtimin e regjimit dhe krimit dhe që udhëheq Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Dallim përmbajtësor mes partive përgjegjëse dhe masave të LSDM-së dhe krimeve të OBRM-PDUKM-së”, tha Kostadinov duke akuzuar se me politikat e partisë opozitare maqedonase ka pasur 1.8 rënie ekonomike në tremujorin e fundit të qeverisjes së tyre.


Ai shtoi se në kohën e OBRM-PDUKM-së paratë kanë shkuar në xhep të familjes, përmendoreve, barok dhe për këtë shkak paga minimale ka qenë 9.000 denarë.

“Ka para për shkak se nuk vjidhet. Paga minimale po rritet në 14.500 denarë. Kjo do të thotë 5.500 denarë çdo muaj për punëtorët. Nga 9.000 pagë minimale në kohën e OBRM-PDUKM-së në 14.500 denarë falë LSDM-së, përkatësisht 60.000 denarë më shumë te punëtori për një vit”, tha Kostadinov.

Krahas pagës minimale, sipas Kostadinov, rritet edhe paga mesatare dhe kjo pagë është 2.000 denarë më shumë se në kohën e partisë opozitare.

‘Ata janë kundër pagave më të mëdha dhe pensioneve, kundër kthimit të parave te qytetarët. Për këtë shkak do të humbin në zgjedhje, njëlloj siç humbën në vitin 2019 dhe 2017″, tha mes tjerash Kostadinov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Kalo në kategori