Qytetari i Kosovës për Reuters: Kam paguar 170 euro në muaj për rrymë dhe kam fituar 2,400 euro nga prodhimi i kriptovalutave

Qeveria e Kosovës ka propozuar të martën ndalimin e prodhimit të kriptovalutave, në një përpjekje për të frenuar konsumin e energjisë elektrike, derisa vendi përballet me krizën energjetike.
“Të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit do të ndalojnë prodhimin e këtij aktiviteti në bashkëpunim me institucionet tjera relevante që do të identifikojnë lokacionet ku ka prodhim të kriptovalutave”, tha në një deklaratë ministrja e Ekonomisë dhe Energjetikës, Artane Rizvanolli.
Një person, i cili foli në kushte anonimiteti për Reuters – dhe që posedon rreth 40 Njësi të Përpunimit Grafik (GPU) – tha se ai paguante rreth 170 euro në muaj për energjinë elektrike dhe që fiton rreth 2,400 euro në muaj nga prodhimi i kriptovalutave.
Prodhimi i kriptovalutave, sipas Reuters, ka qenë në rritje në veri të Kosovës, (zonë kjo e banuar kryesisht nga serbët) që refuzojnë të paguajnë energjinë elektrike.
Siç raporton mediumi britanik, Kosova tani importon më shumë se 40 për qind të energjisë së konsumuar me kërkesa të larta gjatë dimrit, kur njerëzit e përdorin energjinë elektrike kryesisht për ngrohje.
Ndryshe, në dhjetor, Kosova shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë, e cila do t’i lejojë qeverisë të ndajë më shumë para për importet e energjisë, të mobilizojë më shumë ndërprerje të energjisë dhe masa më të ashpra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë