Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Me afrimin e marsit, nisin edhe shqetësimet për shtrenjtimin e mundshëm të rrymës në Kosovë.
Në këtë kohë, Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRRE) bën çdo vit shqyrtimin dhe caktimin e tarifave, të cilat shpallen çdo 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues.
Sivjet, ZRRE-ja konfirmoi se kompanitë për shpërndarje dhe furnizim me rrymë kanë kërkuar që ajo të shtrenjtohet, por nuk specifikoi se sa.
“Kur dëgjuam mbrëmë se çmimi i rrymës mund të rritet, u shqetësuam shumë”, thotë Merita Veseli.
Familja e saj 7-anëtarëshe jeton në një banesë në Fushë Kosovë, e cila ngrohet me rrymë.
Muajin e kaluar tregon se ka paguar 130 euro vetëm për këtë shërbim.
Bashkëshorti i saj është i vetmi në familje që punon dhe paguhet rreth 550 euro në muaj.
“Unë nuk e di se si do t’ia dalim nëse shtrenjtohet. Na mbetet vetëm të gjejmë një shtëpi me një shporet me dru. I kam fëmijët e vegjël dhe vjehrrin e moshuar. Të gjithë kanë nevojë për ambient të ngrohtë”, thotë 45-vjeçarja.
Shqetësim të ngjashëm ndan edhe Besimi nga Gjilani. Ai jeton me ndihmë sociale prej 120 eurosh në muaj dhe thotë se mezi ia del mbanë edhe me çmimet aktuale.
“Fatura më vjen 15-17 euro në muaj… Nëse rritet, nuk e di se si do të mbijetoj”, shprehet ai.
Për dallim prej tyre, Mehdi Delia thotë se është i përgatitur për shtrenjtimin e mundshëm të rrymës.
“Unë jetoj vetëm dhe fatura e rrymës më vjen nga 15 deri në 20 euro në muaj. Nëse llogaritet për 30 ditë, nuk është as një euro në ditë. Për mua nuk është shtrenjtë, por për ata që kanë paga të vogla, mund të jetë e papërballueshme”, thotë Delia, duke treguar se punon në sektorin privat dhe se paguhet rreth 1.200 euro në muaj.
Sa kushton rryma aktualisht?
Vitin e kaluar, ZRRE-ja e uli çmimin për konsumatorët e amvisërisë, komercialë dhe industrialë për 3 për qind.
Por, një vit më herët, më 2023, tarifat u rritën për 15 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.
Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 14.45 centësh.
Nga ora 22:00 deri në 7:00 të mëngjesit, çmimi për kilovat është 3.34 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë dhe 6.81 centë për ata që shpenzojnë më shumë.
Pse ka kërkesa për shtrenjtim të rrymës?
Radio Evropa e Lirë pyeti Kompaninë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike – KESCO se përse ka kërkuar shtrenjtim të rrymës dhe për sa, por nuk mori përgjigje.
Megjithatë, në kërkesën e bërë publike nga ZRRE-ja, thuhet se arsyet lidhen me rritjen e konsumit dhe me prodhimin e ulët vendor.
Në këtë dokument thuhet se, vitin e kaluar, Kosova ka importuar 168 GWh (gigavat-orë) energji, me një kosto prej 47.8 milionë eurosh, nga të cilat 35.6 milionë euro janë shpenzuar vetëm në tre muajt e fundit të vitit.
Parashikimet për këtë vit janë që të importohen 318 GWh.
Kosova nuk arrin t’i plotësojë nevojat e mbi 1.6 milion banorëve të saj me rrymë, andaj edhe importon nga bursat e huaja.
Vendi ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavate rrymë në orë, ndërsa nevojat e tij, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavate në orë.
Një nga arsyet për nënprodhim është vjetërsia me dekada e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B.
Cila mund të jetë zgjidhja?
Burim Ejupi, nga Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP, thotë se Kosova duhet t’i rrisë kapacitetet për rrymë përmes burimeve të ripërtërishme.
Ai kujton se burimet e tilla janë edhe pjesë e Strategjisë për Energji 2022-2031.
“Në zbatimin e kësaj strategjie, ka ngecje, ka vonesa, por nëse qeveria punon më shpejt dhe i arrin caqet e caktuara, besoj se edhe çmimi do të jetë më i arsyeshëm, por edhe prodhimi do të jetë më i madh”, thotë Ejupi për Radion Evropa e Lirë.
Aktualisht, mbi 20 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga burimet alternative, si: hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet me diell.
Autoritetet e Kosovës kanë thënë më herët se synimi është që pas vitit 2031, 35 për qind e energjisë elektrike të gjenerohet nga këto burime.
Strategjia për Energji 2022-2031 e Kosovës përqendrohet tek investimet në energji të ripërtërishme, por një pjesë përfshin edhe Termocentralin Kosova A, përkatësisht investimet në së paku një njësi apo bllok të tij.
“Njësia e riparuar do të punojë si rezervë strategjike nga viti 2028 deri në vitin 2030 dhe do të jetë në dispozicion në sezonin e ngrohjes, kur kërkesa për energji elektrike është më e lartë, ose në raste të krizave energjetike”, thuhet në atë dokument.
Ejupi pret që çmimi i rrymës të shtrenjtohet në fund të marsit, sepse, siç thotë, Kosova varet nga importi dhe çmimi në bursa lëviz, gjithashtu.
Më 25 shkurt, çmimi i energjisë elektrike në bursën hungareze HUPX, nga ku importon Kosova, ishte mbi 190 euro për megavat.
Kur faturat e rrymës në Kosovë u rritën për 15 për qind në mars të vitit 2023, çmimi për megavat në bursën HUPX ishte rreth 113 euro.
Viteve të fundit, Kosova është përballur me rritje të vazhdueshme të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve.
Ndonëse inflacioni është stabilizuar, çmimet nuk kanë rënë.
“Unë nuk e di se si do t’ia dalim. Të gjithë në ndërtesën ku jetojmë ne, e kanë të njëjtin problem”, thotë Merita./REL
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe