LAJMI I FUNDIT:

Kosovarët e inovacionit HELLO marrin 500% mbështetje në Kickstarter, mediat botërore raportojnë për rekordin e tyre (Foto/Video)

Kosovarët e inovacionit HELLO marrin 500% mbështetje në Kickstarter, mediat botërore raportojnë për rekordin e tyre (Foto/Video)

Për krijimin e Hello, Solaborate ka kërkuar mbledhjen e 30 mijë dollarëve brenda 45 ditëve të para të lansimit. E vetëm për katër ditë e ka tejkaluar këtë synim për më shumë se 500 për qind 

Kompania e shqiptaro amerikanit Labinot Bytyqi, Solaborate me bazë në Los Anxhelos të Kalifornisë ka arritur sukses të jashtëzakonshëm me produktin e saj inovativ, HELLO, me fushatën për ngritjen e fondeve të cilën e ka lansuar në Kickstarter. Synimi i përgjithshëm ka qenë që Solaborate të mbledhë 30 mijë dollarë për HELLO, brenda një periudhe prej 45 ditësh.


E vetëm katër ditë pas lansimit në Kickstarter, për HELLO janë mbledhur 151,450 mijë dollarë nga 256 mbështetës të idesë (500% më shumë sesa synohej) nga dhjetëra vende të ndryshme të botës, duke e përfshirë Singaporin, Australinë, SHBA-në, Kanadanë, Gjermaninë, Holandën dhe shumë vende të tjera.

Për suksesin e jashtëzakonshëm të HELLO nga Solaborate kanë raportuar edhe disa nga mediat më të rëndësishme të biznesit dhe ekonomisë në botë, duke përfshirë edhe Yahoo Finance, Market Watch, kanalet nacionale amerikane si ABC dhe FOX, Business.com dhe shumë media tjera të teknologjisë si Geeky Gadgets, VR Zone, Tech Nutty dhe të tjera.

Hello in the media

Por tani Solaborate ka nevojë që çdo shqiptar kudo në botë ta mbështesë fushatën e saj në Kickstarter, çoftë edhe me 1 euro të vetme, për të krijuar një bazë të madhe të mbështetësve, pavarësisht shumës me të cilën mbështetet projekti i HELLO, sepse sa më shumë mbështetës që do të bëhen për HELLO aq më të mëdha do të jenë mundësitë që ky produkt inovativ të bëhet lider global në industrinë e teknologjisë, dhe që kosovarët ta kenë një kompani të madhe në Luginën e Silikonit, e cila do të vazhdojë të punësojë edhe qindra të rinj të tjerë nga vendi ynë. Sot, Solaborate punëson dhjetëra të rinj në Kosovë dhe Maqedoni, dhe shumë shqiptarë që jetojnë në Kaliforni

Si të kontribuoni për Hello?

Klikoni në këtë link i cili ju dërgon në fushatën e HELLO në Kickstarter dhe në anën e djathtë të faqes zgjedhni “Back This Project” dhe shkruani shumën që ju dëshironi ta jepni si kontribut për HELLO.

Mbështetja juaj mund të jetë prej 1 dollarë e më shumë. Ju mund ta zgjidhni edhe opsionin për blerjen e ndonjërës prej pakove të HELLO që vijnë me zbritje.

Fushata e HELLO në Kickstarter