LAJMI I FUNDIT:

Kosova U17 mposhtet nga Ukraina në ndeshjen e parë të “Elite Round”

Kosova U17 mposhtet nga Ukraina në ndeshjen e parë të “Elite Round”

Përfaqësuesja e Kosovës U-17 është mposhtur me rezultat 2-0 nga Ukraina në ndeshjen e parë në “Elite Round” për kualifikimet e Kampionatit Evropian për U17.

Ndeshja që shënonte rikthimin e ekipeve kombëtare të Ukrainës në garat e UEFA-s pas agresionit të Rusisë mbi këtë shtet, shkoi gjithçka mirë për ta, por jo edhe për Kosovën.

Ekipi i Kosovës U17 nuk arriti të marrë rezultat nga përballja e zhvilluar në “Stadio Comunale Stefano Lotti” në Itali.


Ukraina u kthehet garave të UEFA-s në ndeshje ndaj Kosovës U-17 – Kapiteni i “Dardanëve” bën gjestin e jashtëzakonshëm
Lexo po ashtu Ukraina u kthehet garave të UEFA-s në ndeshje ndaj Kosovës U-17 – Kapiteni i “Dardanëve” bën gjestin e jashtëzakonshëm

Në fakt, ekipi i drejtuar nga Arsim Abazi e mbylli pjesën e parë si e barabartë, duke krijuar disa raste për gol, por pa pasur sukses.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 75-të me anë të Dmytro Kremchanin, i cili shënoi për 0-1, ndërsa Oleksiy Gusiev (90+) vulosi rezultatin përfundimtar 0-2.

Në ndeshjen e ardhshme, Kosova U17 luan ndaj Italisë, ndërsa Ukraina luan me Poloninë.

Kampionati evropian i kësaj grupmoshe do të mbahet në Izrael prej 16 majit deri më 1 qershor të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Liga e Kampionëve
Gjiganti anglez dëshiron Ancelottin nëse ndodh largimi nga Real Madridi

Gjiganti anglez dëshiron Ancelottin nëse ndodh largimi nga Real Madridi

Premier League
Thomas Tuchel publikon listën e Anglisë për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Letonisë, habit me disa zgjedhje befasuese

Thomas Tuchel publikon listën e Anglisë për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Letonisë, habit me disa zgjedhje befasuese

Përfaqësueset
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori