Kosova U17, sot, e ka zhvilluar ndeshjen miqësore kundër Shqipërisë të së njëjtës grupmoshë. Dardanët U17 pësuan humbje me rezultat 0-2 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një ndeshje e cila të dyja ekipeve u shërbeu për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet kualifikuese.

Të dy golat u shënuan në pjesën e parë, ku në minutën e 18-të shënoi Ledio Tresan, ndërsa 8 minuta më vonë epërsinë e mysafirëve e shtoi Orsi Agea.


Përzgjedhësit Arsim Abazit i munguan shumë futbollistë të cilët luajnë nëpër skuadra evropiane për shkak të angazhimit nëpër ekipet e tyre. Por, të njëjtit pritet t’i bashkohen Kosovës U17 në kualifikimet për Evropianin 2022.

kosova shqiperia u17 2  1

Gjithsesi kjo ndeshje do t’i shërbejë përzgjedhësit Abazi për të formuar ekipin ideal për ndeshjet kualifikuese të muajit të ardhshëm.

Pavarësisht rezultatit jo të favorshëm në miqësoren e sotme, Abazi u shpreh i lumtur me paraqitjen e futbollistëve të tij.

kosova shqiperia u17 1  1

Ndeshjet zyrtare të Kosovës U17 do të jenë më 6, 9 dhe 12 tetor në Austri, ku Dardanët do të përballen me Austrinë, Ishujt Faroe dhe Slloveninë.

telegrafi sport app