Kosova U17 e ka mbyllur baras miqësoren e parë kundër moshatëve të tyre të Bullgarisë në Sofje, pasi ndeshja është mbyllur pa gola (0-0).
Të dyja ekipet shfaqën lojë të hapur dhe me nga dy raste të mira secila, por nuk u treguan efikase para portave. Gjithsesi, paraqitja dhe angazhimi i djelmoshave të rinj dardanë ka qenë në nivelin e duhur, aq më parë kur dihet se kjo ishte ndeshja e parë e kësaj gjenerate.
Pas ndeshjes përzgjedhësi i Kosovës U17, Arsim Abazi është shprehur i kënaqur me atë çfarë kanë treguar futbollistë e tij në këtë miqësore dhe është shprehur optimistë se në ndeshjet e radhës ekipi do të vjen duke u bërë edhe më kompakt.
“Të them të drejtën jam i befasuar me angazhimin e lojtarëve, duke e ditur se kjo miqësore me Bullgarinë erdhi shumë shpejt dhe kishim vetëm me tri stërvitje të përbashkëta me djelmoshat”.
“Ende lojtarët nuk e njohin mirë njëri-tjetrin dhe duhet edhe pak kohë për t’u komponuar, por jam shumë i kënaqur me përkushtimin dhe dëshirën e jashtëzakonshme të tyre për të mos e humbur këtë ndeshje”.
“Tash e presim me entuziazëm edhe miqësoren e dytë kundër Bullgarisë. Për mua, por edhe për futbollistët këto dy miqësore janë shumë të rëndësishme, ngase na jepet mundësia të shohim se ku jemi dhe çfarë të punojmë më shumë në të ardhmen”.
“Gëzon fakti se shumica e futbollistëve ishin nga kampionati vendor dhe me mjaft sukses u përballën me bullgarët, duke e treguar potencialin e tyre. Gjithsesi, na mbetet ende shumë punë për të bërë, por për fillim jemi të gjithë të kënaqur. Rëndësi ka fakti që sot patëm paraqitje të mirë dhe ky rezultat i jep vullnet edhe më të madh lojtarëve për ndeshjen e ardhshme”, është shprehur Abazi.
Miqësorja e dytë ndërmjet Bullgarisë dhe Kosovës do të zhvillohet të premten, në orën 11:00, sipas kohës lokale në Sofje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjithçka baras pas 180 minutave, PSV dhe Juventusi kërkojnë fituesin në vazhdime

Mbappe nëpërkëmbë Man Cityn me het-trikun e tij për ta eliminuar nga Liga e Kampionëve

PSG demolon Brestin dhe kalon në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame