Ndihmësministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjë dhe Hercegovinës, Mithat Saliq, ka deklaruar se pasi kanë parë se nuk mund të arrihet deri te heqja e pakusht e taksës për Bosnjën, kanë propozuar që Kosova të suspendojë për gjashtë muaj taksën 100 për qind për mallrat nga BeH dhe ndërkohë që institucionet përgjegjëse të bisedojnë për çështje kontestuese.
Ky propozim nuk u pranua nga pala kosovare.
Saliq i bëri këto komente pas takimit ndërmjet delegacionit të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Kosovës, të organizuar nga Ministria e Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike e BeH.
Ai tregoi për kërkesat e delegacionit të Kosovës, duke thënë se Ministria e Tregtisë së Jashtme, merret me çështje ekonomike dhe jo me politikë.
“Është bërë hapi i parë i madh në zgjidhjen e problemit të madh, edhe pse kjo nuk mund të zgjidhet vetëm me një takim. Kemi sqaruar shumë gjëra deri në detaje dhe tash e dimë se çfarë kërkojnë dhe presin të dyja palët. Qëndrimet para takimit ishin radikalisht të kundërta. Qëndrimi ynë ishte që pala kosovare të heqë taksën prej 100 për qind ndaj mallrave të BeH dhe pala kosovare siç e dini pret që Bosnja ta njohë Kosovën. Natyrisht, kjo nuk është fusha jonë dhe këtë nuk mund ta diskutojmë. Ne kemi diskutuar për çështje të ekonomisë dhe në plan të parë zbatimin e marrëveshjes së CEFTA-s, e cila duhet respektuar”, ka thënë Saliq, përcjell KP.
“Megjithatë, pala kosovare thirret në atë që Bosnja pengon lëvizjen e lirë të mallrave, njerëzve dhe kapitalit, e kjo do të thotë regjimin e vizave, njohjen e dokumenteve, pasaportave dhe tabelave të veturave. Pasi kemi parë se nuk mund të arrijmë deri te rezultatet fillestare që kemi pritur – heqja e pakusht e taksë, ne kemi propozuar që Kosova të suspendojë për gjashtë muaj taksën 100 për qind për mallrat nga BeH dhe ndërkohë që institucionet përgjegjëse të bisedojnë për çështje kontestuese, të cilat pala kosovare i ka vendosur në plan të parë por, pala tjetër këtë nuk e pranoi”, ka thënë më tej ai.
Ai ka treguar se Kosova ka pasur edhe një propozim tjetër – që të zgjidhet kjo çështje dhe pastaj të hiqet taksa.
“Kjo ishte tepër për ne, kemi dhënë maksimumin dhe nuk kemi pritur këtë rezultat. Por, rezultati është se jemi sqaruar dhe kemi bërë hapin e parë dhe secila palë do të njoftojë qeveritë e veta për propozimet dhe të shohim se cilat do të jenë hapat tjerë”, tha Saliq.
I pyetur nëse njohja e dokumenteve të Kosovës dhe tabelave të veturave do të thotë edhe njohje të Kosovës, Saliq tha se kjo nuk është në kompetencë të kësaj ministrie.
“Njohja e Kosovës nuk është kompetencë e kësaj ministrie. Natyrisht, ata këtë e kanë përmendur dhe ne nuk kemi dashur të flasim, ata janë të vetëdijshëm për këtë”, tha Saliq.
Përndryshe, sipas medias serbe N1, përveç zyrtarëve të Ministrisë së Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, morën pjesë edhe përfaqësues të CEFTA-s.
Përfaqësuesja e Ministrisë së Financave të Shqipërisë, e cila aktualisht kryeson CEFTA-n, Majlinda Hafizi, theksoi rëndësinë e respektimit të marrëveshjes CEFTA-s në kuadër të proceseve të mëtejshme të integrimit, dhe shprehu besimin se në këtë rast, sa më shpejt që të jetë e mundur, për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme në interes të dyja palëve, është bërë e ditur pas takimit nga ana e CEFTA-s.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Nesër, promovohet libri “GALERIA DODONA” nga autorja Alisa Canaj-Maliqi

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa