Banka Qendrore e Kosovës (BQK) po vlerëson se ekonomia e vendit pritet të ndien krizën përmes kanalit të rritjes së çmimeve si rrjedhojë e agresionit ushtarak rus në Ukrainë.
Derisa profesorë të ekonomisë po kërkojnë rishikimin e buxhetit 2022 dhe miratimin e pakos ekonomike për të subvencionuar ekonominë dhe qytetarët e vendit, ish-ministrja e Tregtisë thotë se nuk është koha që Qeveria të mbledh taksa, por duhet t’i shpërndaj ato.
Ditë më parë zyrtarë të Trustit konfirmuan se kriza në tregjet e ndërkombëtare bëri që të bie vlera e investimit në kthim rreth 90 milionë euro. Ndërkaq, tash përveç rritjes së inflacionit, BQK-ja, si të rrezikuar po e sheh edhe Fondin e Kursimeve Pensionale, që është i investuar rreth 80 për qind në tregjet ndërkombëtare.
“Duke pasur parasysh faktin se ekonomia e Kosovës ka volum të lartë të importeve nga vendet e BE-së dhe se lufta ndërmjet Ukrainës dhe Federatës Ruse do të ndikojë, sidomos në sektorin e energjisë, presim që edhe ekonomia e Kosovës të ndikohet përmes kanalit të çmimeve. Gjithashtu, zhvillimet e tilla ndikojnë edhe në tregjet e kapitalit, rrjedhimisht, në performancën e aseteve të Trustit, por këto janë efekte të natyrës më afatshkurtër si rezultat i luhatjeve të tregjeve dhe në periudha afatmesme pritet të rikuperohen”, thotë zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti.
E qytetarët nuk kanë pse të ndihen të brengosur për depozitat e tyre në bankat komerciale në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë, pasi që sipas Ahmetit, bankat nuk kanë ekspozim ndaj tregjeve të Evropës Lindore dhe niveli i transaksioneve është i ulët.
“Segmentet tjera të ekonomisë së vendit nuk kanë ekspozim ndaj tregjeve të Evropës Lindore dhe niveli i transaksioneve është relativisht i ulët. Rrjedhimisht, për vitin 2022 presim kontribut të lartë të sistemit bankar vendor në zhvillim të mëtejmë të ekonomisë vendore dhe financim të aktivitetit ekonomik në përgjithësi”, shprehet ai për KP.
Për shkak të luftës në Ukrainë, ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami pos rritjes së çmimeve, shprehë drojën për mungesë të mallrave esencaile, grurit, miellit, vajit dhe sheqerit.
“Po përballemi me një valë të re të inflacionit, e cila ka shumë gjasa që të mos jetë vetëm inflacion, por në ditët e ardhshme të përballemi edhe me mungesë të produkteve, kjo besoj që do të jetë më problematike dhe do të jetë shqetësim tejet i madh për mirëfunksionimin komplet të industrisë, por edhe të institucioneve shtetërore. Janë dy rrafshe në të cilat duhet të veprojë qeveria, e cila fatkeqësisht është duke qëndruar si spektatore, nuk e kemi parë veprime konkrete”, thotë Bajrami.
Pas ndalimit të mallrave nga disa vende fqinje, deputetja Bajrami po kërkon nga Qeveria furnizim me artikuj kryesor nga vendet mike të Kosovës.
“Konsiderojmë që qeveria duhet me qenë më aktive, edhe sa i përket mbrojtjes së qytetarëve, por gjithashtu edhe rritjes së rezervave, sepse kriza Rusi-Ukrainë, është e vërtet që po e shkundë dhe po ka ndikim komplet në tregun botëror, duke qenë se të dy shtetet janë ndër prodhuesit më të mëdhenj të drithërave dhe të vajrave. Kosova si vend është përballur me vite të tëra me mungesa buxhetore. Rezervat shtetërore nuk kanë qenë të mëdha, e dimë që qeveria e ka ndarë një shumë të mjeteve prej 10 milionë euro, por konsiderojmë që kjo shumë nuk është e mjaftueshme. Ajo që ne konsiderojmë është që në artikujt kryesor, qeveria duhet të angazhohet me shtetet mike të Kosovës për të siguruar rezerva për një periudhë të caktuar kohore”, shprehet ajo.
Profesori në Fakultetin Ekonomik, Nagip Skënderi thotë se në këtë kohë krize me shtrenjtime të mëdha, Qeveria duhet urgjent ta bëjë rishikimin e buxhetit 2022, në mënyrë që të miratohet një pakoje ekonomike për mbështetjen e qytetarëve dhe ekonomisë në vend.
“Në këtë kohë krize të risihkohet buxheti 2022 dhe projektet të cilat kanë qenë të planifikuara për projekte që janë të pritshme ose sekondare, të subvencionohet më tepër bujqësia, ekonomia dhe në përgjithësi të mbrohet mirëqenia sociale e qytetarëve, sepse ka kategori të cilat janë me paga fikse, sidomos pensionistët, ish-luftëtarët, por edhe kategori të tjera të sektorit publik dhe privat të cilëve në këtë kohë iu nevojitet një mbështetje më e fortë nga ana e shtetit ose ‘dorën intervenuese'”, thotë Skënderi.
Ai shton se Qeveria nuk është e përgatitur për ta përballuar krizën e shkaktuar në vendin tonë si rrjedhojë e agresionit rus në Ukrainë.
“Edhe Kosova është duke u ballafaquar me një krizë, si rrjedhojë e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës. Respektivisht është një krizë ekonomike të themi e importuar ngase gati të gjitha mallrat që i kemi për qytetarët në Kosovë, janë të importuara. Nuk është që në mënyrë të drejtpërdrejt varet nga këto dy shtete, por pasojat janë indirekte dhe reflektojnë edhe në ekonominë e Kosovës. Në rastin konkret janë derivatet e naftës, gruri, mielli dhe produktet e saj, vaj dhe sheqeri të cilat janë me rëndësi strategjike për shportën e konsumatorit, të cilat veç kanë filluar të ngritën dhe janë të papërballueshme për konsumatorin ne. Në këtë kontekst nuk mund të themi që kemi qenë të papërgatitur në aspektin e njohës dhe dijes që do të vije kjo krizë, por ndoshta e papërgatitur ka qenë qeveria dhe institucionet, po ashtu edhe bizneset të cilat paraprakisht nuk janë siguruar me sasi më të mëdha të këtyre produkteve strategjike”, thotë ai.
Bajrami ka thënë po ashtu se jeta e qytetarëve është papërballueshme dhe tash nuk është koha që Qeveria të mbledhë taksa, por t’iu dal në ndihmë qytetarëve.
“Jeta po bëhet e papërballueshme, në anën tjetër kriza dhe krejt indikacionet po tregojnë që do të kemi vazhdimësi. Nuk po shohim ndonjë përfundim as të luftës Rusi-Ukrainë, prandaj nuk e dimë për sa kohë do të përballemi me një gjendje të tillë. Por konsiderojmë që qeveria nuk e ka kohën tani me mbledh taksa prej qytetarëve dhe me i ruajtur ato në llogarinë e shtetit, kështu që konsiderojmë se është koha me qenë më proaktive dhe me i shpërndarë këto mjete në mënyrë që me i lehtësuar sfidat e tyre”, thekson ajo.
Ndërkaq, sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vazhdon rritja e inflacionit dhe Indeksi i tërësishëm i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, është më i lartë në një mesatare prej 7.5 për qind në muajin shkurt 2022, krahasuar me muajin shkurt 2021.
Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit për bukë dhe drithëra me 15.7 për qind, mish me 8.6 për qind, qumësht, djathë dhe vezë me 11.1 për qind, vajra dhe yndyra ushqimore me 32.1 për qind, perime me 13.8 për qind, sheqeri me shtrenjtim 11.3 përqind dhe karburantet me 28.2. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2025
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme