Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Islandës në ndeshjen e dytë të ‘play-off-it’, duke siguruar inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve me rezultat të përgjithshëm 5-2.

23/03/2025 23:59-Kaq nga NE për sonte... shihemi në fitoret e tjera të Dardanëve

Telegrafi iu mbajti të informuar si zakonisht për të gjitha që ndodhën në ndeshjen Islandë - Kosovë, ku Dardanët fituan me rezultat 3-1 për të kaluar në Ligën B të Kombeve. Të gjitha lajmet rreth kësaj ndeshje dhe Kombëtares së Kosovës mund t'i gjeni KËTU>>>

23/03/2025 23:57-Kosova në Ligën B të Kombeve, mëson kundërshtarët e mundshëm të Dardanëve

Kombëtarja e Kosovës ka siguruar një vend në Ligën B të Ligës së Kombeve, me fitoren ndaj Islandës, ku e pret punë e vështirë dhe kundërshtarë më të fortë. Kosova e mposhti Islandën me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë në shtëpi, si dhe festoi edhe në të dytë me rezultat 1-3. Islanda kaloi në epërsi në minutën e dytë me golin e Orri Steinn Oskarsson, por Kosova përmbysën gjërat me tre golat e Vedat Muriqit. Kosova siguroi një vend në Ligën B me një fitore në ndeshjen me dy ndeshje, ndërsa Islanda zbret në një nivel më të ulët (Liga C). Lexo lajmin e plotë>>>

23/03/2025 23:56-Vedat Muriqi, ‘mbreti’ i golave dardan që e çoi Kosovën në Ligën B – rekordet e tij duken të paarritshme

Kombëtarja e Kosovës po përjeton një brez të ri lojtarësh, por një emër mbetet i palëkundur në repartin e sulmit: ai është Vedat Muriqi. 30-vjeçari tregoi edhe njëherë pse ai është thelbësor për skuadrën, duke shënuar të tre golat në fitoren 3-1 ndaj Islandës në Murcia të Spanjës. Kjo fitore i siguroi Kosovës vendin në Ligën B të Ligës së Kombeve, një arritje historike për “Dardanët”. Kjo ishte hera e parë që Muriqi përfundoi një ndeshje me Kosovën me tre gola të shënuar. Megjithatë, rekordi i tij personal mbetet katër gola, të shënuar ndaj San Marinos në një ndeshje miqësore më 1 qershor 2021, kur Kosova fitoi 4-1. Lexo lajmin e plotë>>>

23/03/2025 23:13-Dion Gallapeni e përshkruan si ëndërr të bërë realitet debutimin me Kosovën

Mbrojtësi i majtë i Prishtinës, Dion Gallapeni, ka bërë debutimin e tij me fanellën e Kosovës në ndeshjen kthyese ndaj Islandës. Kosova ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Islandës në ndeshjen e dytë të ‘play-off-it’, duke siguruar inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve me rezultat të përgjithshëm 5-2. Gallapeni u fut në lojë në minutat e fundit të ndeshjes, duke përjetuar fitoren në fushë me pjesën tjetër të ekipit. Ai ka thënë së është ndjenjë e papërshkrueshme, ndërsa e cilësoi debutimin e tij si një ëndërr të bërë realitet. “Një ndjenjë e papërshkrueshme. Është një ëndërr e bërë realitet. Kjo kishte edhe një vlerë më shumë, pasi u kualifikuam në Ligën B të Kombeve. Normalisht që pres më shumë, dua të jem pjesë e Kombëtares dhe shpresoj që të arrijmë diçka të madhe”, ka thënë Gallapeni pas debutimit.

23/03/2025 23:12-“I kemi treguar Evropës se jemi bërë një arrë e fortë”, Muriqi flet pas fitores ndaj Islandës

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Islandës në ndeshjen e dytë të ‘play-off-it’, duke siguruar inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve me rezultat të përgjithshëm 5-2. Pas përfundimit të ndeshjes u deklarua edhe ‘heroi’ i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili në këtë sfidë shkëlqeu duke realizuar het-trik. “Jam shumë i kënaqur që kemi bërë një arritje të jashtëzakonshme si kombëtare. Një sulmues nuk mund të ketë një lojë më të mirë se kjo, 3 gola dhe kualifikim në Ligën B”. “Jam shumë i lumtur, nuk duhet të ndalemi më kaq. I kemi treguar Evropës se jemi bërë një arrë e fortë për kundërshtarin. Do të vazhdojmë me punën tonë, me shpirtin luftarak, pasi kjo besoj është arma jonë dhe do të vazhdojmë të luftojmë pa marrë parasysh. Tani i kemi ndeshjet miqësore në qershor, pastaj na vijnë kundërshtarë edhe më të fortë se sa Islanda”. Muriqi gjithashtu zbuloi se ai ia dedikoi golin e parë ish-sulmuesit të Kosovës, Atdhe Nuhiu, tashmë asistent i Franco Fodës. “Pas lojës së parë me Islandën nuk i kam treguar Atdheut, por kur përfundoj ndeshja nuk munda pa shënuar një gol sepse kisha qejf t’ia dedikoja atij. Pas shumë kohëve u bashkuam këtu dhe luftuam së bashku për një objektiv dhe ishte një kënaqësi vërtetë. Kur e shënova golin mu kujtua Atdheu dhe ia dedikova atij”, përfundoi sulmuesi kosovar.

23/03/2025 23:11-“Uroj Fodën për punën e tij dhe futbollistët më së shumti që dhanë gjithçka” – fjalët e Agim Ademit pasi Kosova kaloi në Ligën B

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka folur pas fitores së Kosovës ndaj Islandës si mysafir me rezultat 3-1, ku ka siguruar kalimin në Ligën B të Kombeve. Ai ka thënë se e gëzon fakti që ekipi tregoi karakter në një ndeshje të tillë vendimtare. “Një ndenj e papërshkrueshëm dhe ndeshje e jashtëzakonshme. Ndeshje vendimtare dhe këtu më gëzon fakti që ekipi ynë në ndeshje vendimtare e tregon karakterin e tij siç e bën sot”. “Është një ndeshje që neve na e realizon pothuajse gjithë mundimin e deritashëm për faktin që Kosova për shtatë vjet kalon tri liga, nga D ku ka nisur në C dhe tani B”, deklaroi fillimisht Ademi. Tutje, ai uroi përzgjedhësin Franco Foda për punën dhe sukseset, por më shumë shumti lojtarët që dhanë gjithçka. “Uroj Fodën për punën e tij dhe stafit të përgjithshëm të ekipit tonë kombëtar, por futbollistët më së shumti që dhanë gjithçka për këtë ndeshje. Sot të gjithë e kuptuan se Kosova ka karakter, kualitet dhe bëhet punë në Kosovë. Uroj kombëtaren tonë, të gjithë Kosovën dhe tifozët Dardanët për këtë të arritur”, ka thënë Agim Ademi pas ndeshjes.

23/03/2025 23:10-“Shtatë vite më parë e nisën në Ligën D, sot jemi në B” – kapiteni Amir Rrahmani i gëzohet suksesit të Kosovës

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i është gëzuar fitores së Kosovës me rezultat 3-1 ndaj Islandës në ndeshjen e dytë të ‘play-off-it’, duke siguruar inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve me rezultat të përgjithshëm 5-2. Kosova e kishte fituar ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-1, por në Murcia ishte tjetër histori, ku Dardanët dominuan tërësisht këtë përballje. Vedat Muriqi ishte i jashtëzakonshëm, duke shënuar het-trik në këtë përballje, ndërsa paraqitje të mirë kishte pothuajse e gjithë skuadra. Kapiteni Amir Rrahmani ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke thënë që fitorja e sotme është historike. “Shtatë vite më parë e nisëm rrugën në Nations League në Ligën D, kurse nga sot pas kësaj fitore historike jemi në B. Krenar me të gjithë bashkëlojtarët. Na presin suksese të tjera”, ka shkruar kapiteni Rrahmani.

23/03/2025 21:12-FFK: Jemi në mesin e 32 ekipeve më të mira të Evropës

"Përshëndetje, mirë se ju gjetëm Liga B! Arrijmë sukses historik-ngjitemi në Ligën B të Ligës së Kombeve. Jemi në mesin e 32 ekipeve më të mira të Evropës", ka shkruar FFK.

23/03/2025 21:00-Jepni mendimin tuaj nëpërmjet votës

23/03/2025 20:45-Prishtina i gëzohet debutimit të Dion Gallapenit me fanellën e Kosovës

Dion Gallapeni ka debutuar me Kosovën në fitoren ndaj Islandës në Murcia me rezultat 3-1. "Dion Gallapeni debuton te përfaqësuesja A e Kosovës. Futbollisti i ekipit tonë u inkuadrua në minutën e 87-të", ka shkruar Prishtina.

23/03/2025 20:40-Festa e djelmoshave pas fitores

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Islandës në ndeshjen e dytë të ‘play-off-it’, duke siguruar inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve me rezultat të përgjithshëm 5-2. Festa pas fitores ishte e madhe, dhe kjo u pa edhe në zhveshtoren e Kosovës.

23/03/2025 20:29-Statistikat e ndeshjes, Islandë 1-3 Kosovë

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Islandës në ndeshjen e dytë të ‘play-off-it’, duke siguruar inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve me rezultat të përgjithshëm 5-2. Kosova e kishte fituar ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-1, por në Murcia ishte tjetër histori, ku Dardanët dominuan tërësisht këtë përballje. Statistikat nga SofaScore në fitoren me rezultat 3-1, ku Vedat Muriqi shënoi tre gola.

23/03/2025 20:27-Notat e lojtarëve, Islandë 1-3 Kosovë: Muriqi i jashtëzakonshëm, shkëlqejnë edhe shumë të tjerë

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Islandës në ndeshjen e dytë të ‘play-off-it’, duke siguruar inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve me rezultat të përgjithshëm 5-2. Kosova e kishte fituar ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-1, por në Murcia ishte tjetër histori, ku Dardanët dominuan tërësisht këtë përballje. Vedat Muriqi ishte i jashtëzakonshëm, duke shënuar het-trik në këtë përballje, ndërsa nga SofaScore ai u konsiderua si lojtari i ndeshjes me notën 9.1. 

Paraqitje shumë të mirë kishin edhe Amir Rrahmani (7.8), Leart Paqaraqa (7.5), Milot Rashica (7.4) dhe Ermal Krasniqi (7.3).

 Mbi mesataren ishin edhe dyshja Florent Muslija (7.1) dhe Amir Saipit (7.1), duke kompletuar një ndeshje të mirë. Portieri i Islandës, Hakon Rafn Valdimarsson, ishte më i miri te islandezët me notën 7.6, ndërsa më i dobëti ishte Aron Gunnarsson me notën 5.6. Notat e lojtarëve të Islandës dhe Kosovës /Telegrafi/  

23/03/2025 19:55-Mbyllet ndeshja

Kosova merr fitore të madhe me rezultat të përgjithshëm prej 5-2.

23/03/2025 19:52

90' Do të jenë tre minuta lojë shtesë.

23/03/2025 19:47

87' Dalin nga loja Vedat Muriqi dhe Florent Muslija, futen në lojë Ilir Krasniqi dhe Dion Gallapeni. Debutim për Gallapenin me Dardanët.

23/03/2025 19:42-GOOOOOOOOOOOOL

79' Vedat Muriqi kompleton het-trikun. Përfiton nga asistimi i Lindon Emërllahut dhe gjuan me të parën për 3-1.  

23/03/2025 19:40

78' Muslija gjuan nga 25 metra goditjen e dënimit, portieri me shumë mund qon topin në këndore.

23/03/2025 19:31

69' Islanda mbetet me dhjetë lojtarë. Aron Gunnarsson merr kartonin e dytë të verdhë në duel me Muriqit, për tu larguar nga loja.  

23/03/2025 19:20

58' Kosova del bukur në sulm. Fillimisht gjuan Krasniqi, mbron portieri islandez, pastaj nga topi i kthyer nuk shënon Muriqi.

23/03/2025 19:17

52' Del Veseli pas një lëndimi, futet në lojë Lindon Emërllahu.

23/03/2025 19:14

53' Helgarsoon gjuan nga distanca, pret bukur Saipi.

23/03/2025 19:06-Nis pjesa e dytë

46' Nis pjesa e dytë, tanët luajnë nga mesi me topin.

23/03/2025 18:54-Mbyllet pjesa e parë

Rezultati i përgjithshëm është 4-2 në të mirë të Dardanëve, paraqitje fantastike në pjesën e parë pas pranimit të golit. Me këtë pamje nga tribunat, shkojmënë një pushim të shkurtër për tu kthyer pastaj me pjesën e dytë.

23/03/2025 18:50-GOOOOOOOOOOOL

45+3' Kosova merr epërsinë. Milot Rashica me super asistim te Vedat Muriqi, ku gjiganti i vetëm me portier nuk gabon dhe shënon për 2-1.   b

23/03/2025 18:49

45' Tre minuta lojë shtesë në pjesën e parë.

23/03/2025 18:45

42' Amir Rrahmani tenton në mënyrë akrobatike, por topi shkon jashtë.

23/03/2025 18:42

37' Sërish aksion i bukur i Kosovës. Rashica pason te Krasniqi, i cili gjuan në duart e portierit.

23/03/2025 18:38-GOOOOOOOL

35' Super aksion i Kosovës. Rashica te Muslija, i cili pason te Paqarada, ky bukur harkon për tokë në zonë te Muriqi, i cili shënon për 1-1.  

23/03/2025 18:33

30' Sa pafat Milot Rashica. Harkon bukur Muslija dhe gjen kokën e Rashicës, i cili gjuan, por topi shkon në duart e portierit.

23/03/2025 18:25

22' Tjetër rast i mirë për Kosovën, Rashica i vetëm me portier, vonohet të gjuajë dhe mbrojtësi pastaj e bllokon goditjen e tij.

23/03/2025 18:18

15' Sa e pafat Kosova! Aksion i gjatë, topi shkon te Ermal Krasniqi i cili gjuan bukur, por topi shkon pak mbi portë.

23/03/2025 18:13

12' Demaku harkon bukur në zonë, gjen Rrahmanin i cili gjuan sërish me kokë, por topi shkon në duart e portierit islandez.

23/03/2025 18:12

10' Rashica gjuan nga distanca, topi shkon mbi portë.

23/03/2025 18:11

9' Kosova merr kontrollin e lojës, Paqarada harkon në zonë, Rrahmani gjuan me kokë, por në duart e portierit.

23/03/2025 18:04-GOL

2' Ndeshja nis me gol për islandezët. Harkim nga këndi, në zonë mirë u gjend Orri Oskarsson që shënon për 1-0.  Goli i shkua në VAR, por u pranua.  

23/03/2025 18:01-FILLON NDESHJA

1' Islandezët luajnë të parët me topin nga mesi.

23/03/2025 17:59-Intonohen himnet, gjithçka gati për ndeshjen

Lojtarët e Islandës dhe Kosovës janë në fushë dhe himnet e të dyja ekipeve janë intonuar. Gjithçka gati për ndeshjen.

23/03/2025 17:38-Lojtarët në fushë, por kryejnë përgatitjet e fundit

Lojtarët e të dy skuadrave kanë dal në fushë, për të kryer nxehjet para ndeshjes.

23/03/2025 17:03-Formacionet zyrtare, Islandë – Kosovë: Foda me tri ndryshime nga ndeshja e parë

Kosova do të zhvillojë ndeshjen e kthimit ndaj Islandës në Play-Off-in e Ligës së Kombeve, ku dy ekipet kërkojnë një vend në Ligën B për edicionin e ardhshëm dhe ndeshja e kthimit zhvillohet në Murcia të Spanjës. Dardanët kanë marrë fitore në ndeshjen e parë me rezultat 2-1 në Prishtinë dhe çfarëdo rezultati pozitiv i kualifikon në Ligën B. Valon Berisha mungon shkaku i kartonëve, ndërsa Arijanet Muric dhe Donat Rrudhani kanë lënë tubimin shkaku i dëmtimeve, ku që të të zëvendësohen. 

Franco Foda ka vendosur që në portë t'i besojë Amir Saipit, derisa mbrojtja nuk do të ndryshojë nga ndeshja e fundit me Mërgim Vojvodën, Amir Rrahmanin, Lumbardh Dellovën dhe Leart Paqaradën.

 Në mesfushë si defensivë do të luajnë Vesel Demeku dhe Elvis Rexhbeçaj, derisa më i avancuar do të jetë Florent Muslija. Në sulm Ermal Krasniqit, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi do të jenë treshja që do të kërkojnë të shënojnë në këtë përballje.  

Në anën tjetër, përzgjedhësi i Islandës, Arnar Gunnlaugsson, ka vendosur të luajë me emra siGudmunsson, Oskarsson dhe Porteinssson.Vetëm pesë lojtarë që kanë nisur ndeshjen e mëparshme janë sot në formacionin startues.


Islanda: Islanda: Valdimarsson, Johannersson, Poroarson, Ingason, Fridriksson, Helgason, Traustason, Willumsson, Gudmunsson, Oskarsson, Porteinssson. 

Kosova: Saipi, Vojvoda, Rrahmani, Dellova, Paqarada, Demaku, Rexhbeçaj, Muslija, Er.Krasniqi, Rashica, Muriqi.

 


/Telegrafi/  

23/03/2025 16:38-Kosova gati për ndeshjen e dytë, pamje nga zhveshtorja para sfidës me Islandën

Po mbyllen detajet e fundit para ndeshjes kthyese mes Islandës dhe Kosovës. FFK ka publikuar foto nga zhveshtoret e Kosovës, ku pas pak pritet të jenë aty edhe lojtarët.

23/03/2025 16:35-Me veturë në Spanjë për Lumbardh Dellovën dhe Kosovën

Tre djemtë nga Krusha e Madhe kanë udhëtuar me veturë drejt Spanjës për të përkrahur Lumbardh Dellovën dhe Kosovën në ndeshjen ndaj Islandës në Murcia. Këta tre djem nuk janë të vetmit, pasi disa tifozë kanë udhëtuar me vetura drejt Spanjës, ndërsa të tjerë me avion. Pritet të jenë 200 dardanë në stadiumin e Murcias.

23/03/2025 16:14-Islandezët tregojnë se sa tifozë do të jenë në ndeshje, shumë prej tyre nga Kosova 

Në Murcia do të zhvillohet ndeshja e dytë mes Islandës dhe Kosovës, ku në stadium do të ketë tifozë të dyja palëve. Sipas Federatës së Futbollit të Islandës (KSI), në stadium do të jenë rreth 1600 persona. Prej të cilëve rreth 200 janë tifozë të Kosovës, të cilët kanë sektorin e tyre në këtë stadium. Po ashtu një grup me tifozë islandezë ka mbërritur në Spanjë.

23/03/2025 16:00-Orri Steinn Oskarsson tregon se si e sheh Kosovën në ndeshjen kthyese

Sulmuesi Orri Steinn Oskarsson thotë se i ka pëlqyer shumë qenit kapiten i Islandës për herë parë dhe mezi pret drejtojë sërish ekipin. 
 
"Një ndjenjë e madhe dhe shumë krenari. U ndjeva mirë fushë, nuk pati shumë ndikim dhe përpiqem jem vetvetja. Është një nder dhe krenari e madhe dhe jam i emocionuar ta bëj sërish nesër (sot)", deklaroi Orri një konferencë për shtyp. 
 
Orri ka komentuar golin ka shënuar Kosovë dhe sa e mirë është lidhja mes tij dhe Ísak Bergmann, i cili kishte pasimin. 
 
"Ishte një gol i mrekullueshëm shënuam, ne arritëm bënim një pjesë mirë lojës. Ka një lidhje vjetër mes meje dhe Ísak nga FCK, ku nuk duhet as thërras për topin. Ai e di unë po e bëj këtë vrapim", deklaroi ai. 
 
Kosova fitoi 2-1 ndeshjen e parë, por si e pret Orri sot përballjen me Kosovën? 
 
"Unë nuk pres shumë ndryshime. Mendoj se ata do jenë agresivë. Duhet jemi gati për këtë. Nuk mendoj se do vendosen prapa. Kjo do jetë një lojë e mirë mes dy skuadrave duan fitojnë", ka thënë Orri Steinn Óskarsson. 

23/03/2025 15:44-Aro Muric në përkrahje të Kosovës

2024/11/murici-2.jpg Arijanet Muric u largua nga grumbullimi i Kombëtares pas ndeshjes së parë me Islandën shkaku i lëndimit. Megjithatë portieri dardan ka mbështetur nga larg Kosovën, duke publikuar një foto në 'Instagram'. Muric publikoi një foto me Rrahmanin dhe Rashicën derisa i ka uruar fat Kosovës. "Forca Kosovë".

23/03/2025 15:16-Dardanët me mesazh për futbollistët

2023/08/dardanet1.jpg Tifo grupi i Kombëtares së Kosovës, Dardanët kanë dalë me një shkrim motivues për futbollistët dardanë. Dardanët i kanë bërë të qartë futbollistëve se i gjithë populli pret një gëzim të madh. "Sot, le të ketë festë Kosova, le të brohorasin zemrat tona. Për atdheun që e kemi përmbi gjithçka. Një popull i tërë sot sheh me sy nga ju me emocion dhe padurim. Një popull i tërë pret një gëzim të munguar. Forca bijtë e vendit", kanë shkruar Dardanët.

23/03/2025 11:09-Mungesa të mëdha për ndeshjen e kthimit, formacioni i mundshëm i Kosovës për duelin me Islandën

Kombëtarja e Kosovës do të zhvilloj ndeshjen e kthimit me Islandën në Play-Off-in e Ligës së Kombeve. Dy Kombëtaret kërkojnë një vend në Ligën B për edicionin e ardhshëm dhe ndeshja e kthimit zhvillohet në Murcia të Spanjës. Dardanët kanë marrë fitore në ndeshjen e parë me rezultat 2-1 në Prishtinë dhe çfarëdo rezultati pozitiv i kualifikon në Ligën B. Por për ndeshjen e kthimit te Kosova ka mungesa të mëdha. Përveç Edon Zhegrovës i cili nuk u grumbullua fare shkaku i lëndimit, Dardanëve do t'i mungojnë tre futbollistë të tjerë që e nisën ndeshjen nga minuta e parë në sfidën e parë. Lajmi i plotë

23/03/2025 10:38-Gil Manzano, gjykon ndeshjen mes Islandës dhe Kosovës

Kosova do të luajë në Murcia përballjen e dytë ndaj Islandës, ku në lojë është një vend në Ligën B të Kombeve. ‘Dardanët’ fituan me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar ditë më parë në ‘Fadil Vokrri’ falë golave nga Lumbardh Dellova dhe Elvis Rexhbeçaj. Kosova synon fitoren për të arritur të ngjitet në Ligën B të Ligës së Kombeve dhe është afër qëllimit. Gjyqtar nga UEFA për ta drejtuar këtë ndeshje mjaftë të rëndësishme është caktuar spanjolli Jesus Gil Manzano. Lajmi i plotë

23/03/2025 08:40-Dita e ndeshjes: Kosova kërkon rezultat pozitiv ndaj Islandës për të kaluar në Ligën B

Kombëtarja e Kosovës do të zhvilloj sot (e diel) ndeshjen e kthimit ndaj Islandës në kuadër të 'Play-Off'-it të Ligës së Kombeve. Në sfidën e zhvilluar në Prishtinë të enjten mbrëma, Dardanët triumfuan me rezultat 2-1. Lumbardh Dellova dhe Elvis Rexhbecaj realizuan për Dardanët, derisa kapiteni Oskarson për Vikingët. Sfida e sotme zhvillohet në Murcia të Spanjës me fillim nga ora 18:00. Lajmi i plotë

23/03/2025 02:54-Atmosfera dhe golat e fitores ndaj Islandës nga ndeshja e parë  

Kosova do të luajë në Murcia përballjen e dytë ndaj Islandës, ku në lojë është një vend në Ligën B të Kombeve.  ‘Dardanët’ fituan me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar ditë më parë në ‘Fadil Vokrri’ falë golave nga Lumbardh Dellova dhe Elvis Rexhbeçaj.   Kosova synon fitoren për të arritur të ngjitet në Ligën B të Ligës së Kombeve dhe është afër qëllimit.   

23/03/2025 02:50-Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para duelit të kthimit ndaj Islandës

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar në Murcia stërvitjen e fundit para duelit të kthimit ndaj Islandës. ‘Dardanët’ fituan me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar ditë më parë në ‘Fadil Vokrri’ falë golave nga Lumbardh Dellova dhe Elvis Rexhbeçaj.

23/03/2025 02:49-“Ne kemi një shans të mirë për të mbajtur vendin tonë në Ligën B” – përzgjedhësi i Islandës beson në rikthim

Përzgjedhësi i Islandës, Arnar Gunnlaugsson, në konferencën e mbajtur për shtyp deklaroi se rezultati 2-1 ndaj Kosovës nuk është fundi i botës dhe se është i kthyeshëm. Ai tutje theksoi se qëllimi i Islandës është të mbetet në Ligën B të Ligës së Kombeve. “Ditët e fundit është punuar për t’i përmirësuar gabimet e ndeshjes së parë. Ishte një paraqitje mjaft e mirë në një fushë të vështirë. Rezultati 2-1 nuk është fundi i botës kështu që ne kemi një shans të mirë për të mbajtur vendin tonë në Ligën B”, ka thënë Gunnlaugsson.

23/03/2025 02:45-Jesus Gil Manzano, gjykon ndeshjen Islandë - Kosovë

Kosova do të luajë në Murcia përballjen e dytë ndaj Islandës, ku në lojë është një vend në Ligën B të Kombeve.  ‘Dardanët’ fituan me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar ditë më parë në ‘Fadil Vokrri’ falë golave nga Lumbardh Dellova dhe Elvis Rexhbeçaj.   Kosova synon fitoren për të arritur të ngjitet në Ligën B të Ligës së Kombeve dhe është afër qëllimit.   Gjyqtar nga UEFA për ta dejtuar këtë ndeshje mjatë të rëndësishme është caktuar spanjolli Jesus Gil Manzano. Ai do të asistohet po ashtu nga dy spanjollë, Diego Barbero dhe  Ángel Nevado. 

23/03/2025 02:37-Franco Foda flet për mungesën e Aro Muric dhe se si do t’i qaset ndeshjes ndaj Islandës

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka mbajtur një konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme (e diel) ndaj Islandës. ‘Dardanët’ fituan ndeshjen e parë në Prishtinë me rezultat të ngushtë 2-1 dhe tani do të luajnë në Spanjë ndeshjen e kthimit me një avantazh në duart e tyre. Foda është pyetur nga gazetarët për mungesën e Aro Muric, i cili tashmë është rikthyer në Angli pas lëndimit që pësoi në ndeshjen e parë. “Po, sonte e kemi stërvitjen e fundit dhe sot ose nesër unë do të flas me portierët që kam në dispozicion dhe do të marrim vendimin se kush do të jetë në portë”. LEXO LAJMIN E PLOTË >>>

kurti foda

23/03/2025 02:35-Përkundër mungesave që ka Kosova, Vedat Muriqi thotë se duan fitoren e dytë ndaj Islandës

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit ndaj Islandës në kuadër të play-off-it të Ligës së Kombeve. Dardanët e fituan përballjen e parë me rezultat 2-1 ndaj islandezëve përkundër se epërsia mund të ishte edhe më e thellë. Para ndeshjes të së dielës (23 mars), Vedat Muriqi ka thënë se futen në këtë ndeshje me besimin për të fituar, por që kanë mungesa. “E kemi përgatitur ndeshjen dhe nga ajo çfarë kemi bërë nga ndeshja e parë, shpresojmë të bëjmë më mirë”, deklaroi fillimisht Muriqi. LEXO LAJMIN E PLOTË >>>

23/03/2025 02:32-Dy yje largohen nga kampi i Kosovës për shkak të lëndimeve, ftohet një

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar për më të rejat e ekipit kombëtar të Kosovës, ku dy lojtarë kanë pësuar lëndime dhe do të mungojnë në ndeshjen kthyese ndaj Islandës. Kosova ka fituar ndaj Islandës me rezultat 2-1 ndeshjen e të enjtes mbrëma në Prishtinë, në kuadër të ndeshjes ‘play-off’ për Ligën B të Ligës së Kombeve. Portieri Arijanet Muric dhe mesfushori Donat Rrudhani nuk do të udhëtojnë me Kombëtaren e Kosovës në Spanjë për ndeshjen e kthimit ndaj Islandës, për shkak të lëndimeve të pësuara në ndeshjen e mbrëmshme në stadiumin “Fadil Vokrri”.