Pritjes së gjatë i erdhi fundi dhe Kosova sot nis kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian, Euro 2024.
Moto është shumë e qartë, pasi më nuk mjafton vetëm pjesëmarrja, apo të kënaqemi me pozitat tre dhe katër, të gjithë shqiptarët duan kualifikimin e Kosovës në Kampionatin Evropian.
Kosova ndodhet në Grupin I për kualifikimet për Euro 2024, së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.
Nuk është i pamundur kualifikimi, pasi përveç Zvicrës që shihet një nivel më lartë, kundërshtarët e tjerë si Izraeli, Rumania e Bjellorusia janë të barabarta me Kosovën, për mos të thënë që jemi më lartë.
“Nga dhimbja në lavdi, historia ime Dardane”, ishte mesazhi dhe moto e Dardanëve në një video motivuese të publikuar ditën e djeshme.
Motivi i futbollistëve i lartë, të gjithë njëzëri: Jemi gati ta bëjmë ëndrrën realitet
Përfaqësuesja e Kosovës është grumbulluar të hënën dhe ka kryer stërvitjet në kompleksin e FFK-së në Hajvali.
Edhe futbollistët janë të vetëdijshëm se më nuk mjafton vetëm pjesëmarrja dhe shumica nga ta tani janë në formën më të mirë të mundshme dhe duan të arrijnë një sukses historik me vendin e tyre.
Nga Ujkani te Muriqi, Berisha, Bytyqi e Muslija, të gjithë janë njëzëri se duhet të provojnë kualifikimin pasi cilësia në grup nuk mungon.
“Mendoj që kemi kualitet për dy pozitat e para që na e sigurojnë kualifikimin në Evropian. Me përkrahjen e tifozëve dhe të shtetit tonë, besoj se me shokët e mi brenda fushës do t’ia arrijmë qëllimit dhe do ta bëjmë historinë bashkë. Shumica e lojtarëve janë që kanë shumë minutazh në ekipet e tyre dhe janë në formë të shkëlqyeshme, prandaj sigurisht që kjo do të vërehet që nga ndeshja e parë. Normalisht duhet edhe pak fat, por do të shkojmë në Izrael për fitore. Izraeli së bashku me Zvicrën janë rivalët më të fortë në grup dhe që parashikohet ta kalojnë grupin”, deklaroi Vedat Muriqi.
“Misioni i kualifikimit a është i mundur? Besoj që po. Ajo që është kryesore për ne është se shumë lojtarë kyç në kombëtare janë duke luajtur rregullisht në ekipet e tyre dhe janë në formë të mirë. Ky ndoshta ka qenë edhe fakti që është kërkuar më së shumti tek kombëtarja jonë, që me sjellë formën e tyre të mirë dhe të jenë të gatshëm për ta dhënë maksimumin për Kosovën”, tha Valon Berisha.
“Objektivi i kualifikimit në Evropian? Po, kjo është e qartë. Të gjithë kemi besim dhe dëshirë për ta arritur këtë gjë. Besoj se do të kualifikohemi, por kjo gjë arrihet vetëm me punë dhe për këtë arsye jemi duke punuar çdo ditë. Të gjithë jemi në top-formë dhe besoj se do t’ia dalim të gjithë së bashku”, u shpreh Donat Rrudhani.
“Ky është një cikël i ri kualifikues dhe ne kemi synimet tona për t’u kualifikuar në Evropian. Ndaj Izraelit synojmë rezultat të mirë. Jemi rritur së bashku dhe jemi gati për suksesin historik. Duam që të mbledhim sa më shumë pikë në këtë rrugëtim dhe çdo ndeshje do të jetë si finale për ne. Të gjithë kundërshtarët janë të fortë në grup dhe nuk duhet nënvlerësuar. Por, ne kemi besim dhe në secilën ndeshje do të futemi për rezultat pozitiv, duke dhënë më të mirën nga vetja”, ka thënë Ujkani.
“Pres shumë nga ky cikël kualifikues. Mendoj se i kemi mundësitë shumë të mira për të arritur në Evropian. E kemi ekipin shumë të fortë dhe shpresoj se do të arrijmë maksimumin”, tha mesfushori më në formë i Kosovës, Florent Muslija.
“Pres që të kemi sukses dhe të mund të arrijmë në Evropian. Kemi një grup të mirë dhe besoj që nëse e japim maksimumin tonë mund ta arrijmë kualifikimin”, u shpreh anësori këmbëshpejtë Zymer Bytyqi.
Forma e mirë e futbollistëve, një faktor i rëndësishëm
Si rrallë herë më parë, futbollistët e Kosovës janë bërë kyç nëpër skuadrat e tyre dhe ky është një faktor shumë i rëndësishëm për Dardanët.
Portieri kryesor i Kosovës, Arijanet Muric është një nga më të mirët në Angli dhe luan rregullisht te skuadra e Burnleyt që është lider në Championshipin anglez.
Mërgim Vojvoda po luan te Torino, Amir Rrahmani është lider në mbrojtjen e Napolit derisa të rëndësishëm në klubet e tyre janë shumë edhe Ibro Dresevic te Fatih Karagumruk, Florent Hadergjonaj te Kasimpasa, apo Leart Paqarada te St Pauli.
Mesfusha është një repart më problematik pasi futbollistët tanë nuk po kanë minuta, duke përjashtuar Florent Muslijën që po kalon formë të shkëlqyer te Paderborni.
Ndërkohë sulmi shihet si arma kryesore e Dardanëve, pasi në të kemi futbollistë shumë cilësorë dhe që janë kryesorët në skuadrat e tyre. Vedat Muriqi është në formë të shkëlqyer me Mallorcan në La Liga, derisa ai do të ndihmohet nga emra si Milot Rashica, Edon Zhegrova, Elbasan Rashani, Arbër Zeneli, Zymer Bytyqi, Arbnor Muja e Ermal Krasniqi që pritet të ftohet në të ardhmen duke parë ecurinë e mirë te CFR Cluj.
Forma e mirë e futbollistëve kosovarë ka kënaqur edhe trajnerin Alai Giresse i cili ka më shumë alternativa dhe sigurisht që pret që gjërat edhe në mesfushë të përmirësohen.
Kundërshtarët e Kosovës në Grupin I, Dardanët të dytët sa i përket vlerës së ekipit
Zvicra, Izraeli, Bjellorusia, Rumania dhe Andorra janë pesë kundërshtarët e Kosovës për rrugën drejt Euro 2024.
Vetëm Zvicra është Përfaqësuese që ka vlerën më të madhe në Grupin I se sa Kosova me 231 milionë euro.
Dardanët vlerësohen 93 milionë, derisa pas nesh vijnë Rumania me 75 milionë, Izraeli me 61 milionë, Bjellorusia është e katërta me 12 milionë euro dhe Andorra me vetëm dy milionë.
Përkrahja e madhe nga Dardanët dhe gjithë populli
Si në rezultate të mira ashtu edhe në të dobëta, përkrahja është ajo që nuk i ka munguar në asnjë moment Përfaqësueses së Kosovës.
Grumbullimi i Përfaqësueses është momenti më i mirë në një vend si Kosova me shumë probleme, por në momentin që ka ndeshje vendi ynë të gjithë harrojnë problemet dhe përkrahja është në maksimum.
Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ është gjithmonë i mbushur dhe tani optimizmi është edhe te tifozët që t’i mbështesin edhe më shumë futbollistët për të arritur suksesin historik.
Sa herë në fushë zbresin futbollistët tanë shkallët e stadiumit janë të stërmbushura dhe përkrahja për Përfaqësuesen nuk mungon jo vetëm në Prishtinë, por kudo që luajnë falë edhe mërgimtarëve që udhëtojnë pa problem në çdo cep të Evropës.
“Të rritur nga lufta, më të fortë se frika”, është një moto e Dardanëve që tani lojtarët duhet ta kenë më shumë parasysh. Nuk mjafton më vetëm pjesëmarrja, është koha që të gjithë së bashku të shkruajmë historinë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri